Fushata UNITED
Fushata UNITED kundër racizmit, nacionalizmit, fashizmit, diskriminimit, tema të një dimensioni europian. Këto forma intolerance kanë nevojë të luftohen në të gjitha nivelet dhe nga të gjithë ne. Fushata përqendrohet në datat 5 – 9 nëntor – Ditët Ndërkombëtare kundër Fashizmit dhe Nazismit, si dhe 21 mars – Java Europiane kundër Racizmit.
Historia na mëson se Holokausti erdhi nën pranimin e heshtur dhe mbështetjen e pakuptimtë të një shumice të gjerë njerëzish, ndaj që historia të mos përsëritet, Rrjeti “Sot për të Ardhmen” zhvillon një fushatë të gjerë aktivitetesh në Tiranë, Durrës, Elbasan e Pukë, ku të rinj e të rritur marrin pjesë aktivisht në aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukuese për të shkulur me rrënjë intolerance e për të ndërtuar një botë më të bukur!
Kjo fushatë zhvillohet edhe online me anë të një faqeje në rrjetin social Facebook, në të cilën është hapur thirrja për mesazhe sensibilizuese e ndërgjegjësuese kundër çdo forme intolerance.
UNITED 2017
Java Evropiane kundër racizmit 21 mars
Tiranë – Ylber njerëzor kundër RACIZMIT
Në Ditën Evropiane kundër Racizmit, të rinjtë e QZHK “Sot për të Ardhmen” – Tiranë zgjodhën një mënyrë ndryshe për ndërgjegjësimin e shoqërisë kundër racizmit! Të veshur me bluza shumëngjyrëshe, të ndryshëm por të bashkuar, ndanë në rrugët kryesore të Tiranës mesazhe kundër racizmit. Kjo mënyë tërhoqi vemendjen e qytetarëve të shumtë të cilët nuk hezituan t’i afroheshin ylberit njerëzor e të ndanin sëbashku mesazhe!
Pukë – Flutura e trëndafila
Të rinjtë e QZHK Pukë zgjodhet të sjellin mesazhet e tyre përmes vënies në skenë të një pjesë shumë të njohur për të gjithë, por jo të parë në këndvështrimin e mosdiskriminimit. “Tre fluturat dhe trëndafilat” për të sjellë në vemendjen e të gjithve së diskriminimi dëmton, ndërsa bashkëpunimi çon përpara!
Durrës – Piktura kundër racizmit
QZHK “Sot për të Ardhmen” – Durrës zgjodhi pikturat si mjetin për të ndërgjegjësuar qytetarët kundër racizmit dhe diskriminimit. Në tabllo të mëdha vendosur në një nga rrugët kryesore të qytetit u vizatuan silueta të një gruaje, burrin, një person me afësi ndryshe, një të moshuari etj. Siluetat ishin të ndryshme, por ajo çka i bashkonte ishte ZEMRA e kuqe. Nën lëkurë të gjië jemi NJË.