Mirëqeverisja, drejtësia dhe bashkëpunimi Institucional


votim

Si pjesë aktive e shoqërisë civile dhe rrjet lider në mobilizimin dhe aktivizimin e komuniteteve dhe grupeve të interesit, padyshim një nga prioritetet e “Sot për të Ardhmen” është dhe Mirëqeverisja, Drejtësia dhe Bashkëpunimi Institucional.

Veprimtaria e “Sot për të Ardhmen” në këtë prioritet është jo vetëm ndërdisiplinore për sa i përket katër prioriteteve të tjera të saj: i) Rrjeti i Qendrave dhe Shërbimeve Komunitare, ii) Formimi Profesional dhe Ndërmjetësimi për Punësim, iii)Barazia Gjinore dhe Shërbimet për Viktimat e Dhunës Gjinore, iv) Mbrojtja dhe Shërbimet Mjedisore, por përfshin dhe një gamë më të gjerë që prek interesat e shoqërisë shqiptare dhe që lidhet me përgjegjshmërinë, përgjigjshmërinë e qeverisjes, me demokracinë dhe transparencën.

“Sot për të Ardhmen” ka rol aktiv në shoqërinë civile në proceset e monitorimit dhe analizimit të kuadrit të reformave institucionale dhe qeveritare dhe në ndërmjetësimin qeveri – shoqëri civile/komunitete/grupe interesi dhe në lobimin dhe advokimin për përmirësimin e kuadrit ligjor, apo të mekanizmave të zbatimit të tij. Nga ana tjetër, bashkëpunimi me institucionet përkatëse, me qeverisjen qendrore dhe vendore është një domosdoshmëri për të iniciuar, zbatuar dhe përfunduar me sukses veprimtari në përmirësimin e jetës për qytetarët dhe komunitetet.

Si veprimtari, metodologjia përshin takime, tryeza, konferenca, rrjetëzime, studime dhe publikime, debate dhe seanca dëgjimore, ngritje partneritetesh dhe marrëveshje bashkëpunim me qeverisjen qendrore dhe vendore, institucionet publike etj, të cilat janë të përmëndura më tej në prioritetet e tjera të rrjetit.

Përpos angazhimit për të lobuar dhe advokuar për çështje që i përkasin prioriteteve të drejtpërdrejta të punës së “Sot për të Ardhmen”, angazhimi në mirëqeverisje dhe bashkëpunim institucional shtrihet në sigurimin dhe ushtrimin e të drejtës qytetare drejtëpërsëdrejti në qeverisje si: e drejta e votës, buxhetimi me pjesëmarrje, buxhetimi gjinor, reformat në arsim, integrim social e zhvillim ekonomik, përmirësimin e shërbimeve publike, etj.


RAP-311,000 – Raportim nga komuniteti mbi qeverisjen e mirë dhe administrimin publik në Durrës dhe Pukë

Reforma e administratës publike është parakusht për qeverisje demokratike transparente dhe efektive. Një administratë publike që funksionon mirë po ashtu drejtpërdrejtë ndikon në aftësinë e qeverive për të ofruar shërbime publike dhe për të kultivuar konkurrencën dhe zhvillimin. Reforma e administratës publike duhet të çoi në përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe efektivitetit dhe të siguroj një fokus më të madh në nevojat e qytetarëve dhe bizneseve. Një shërbim civil i menaxhuar në mënyrë adekuate dhe profesionale, planifikimi dhe koordinimi më i mirë i politikave, procedurat e shëndosha administrative dhe menaxhimi më i mirë i financave publike janë me rëndësi thelbësore për funksionimin e shtetit dhe për zbatimin e reformave që nevojiten për integrim në BE. Shqipëria duhet të shtojnë përpjekjet në përmirësimin e administratës publike në të gjitha nivelet në bazë.

Nën këtë linjë, ky projekt synon të kontribuojë në përmirësimin e zbatueshmërisë së reformës së administratës publike (RAP) në nivel vendor nga Njësitë Administrative në Durrës dhe Pukë nëpërmjet rekomandimeve me bazë opinionin nga komuniteti dhe shoqëria civile në 5 parime SIGMA, respektivisht:

a) Shërbimi publik dhe menaxhimi i burimeve njerëzore
1. Parimi – Rekrutimi i nëpunësve civilë në NJA bazohet në merita dhe trajtim të barabartë gjatë të gjitha fazave të tij, kriteret për ulje në pozitë dhe largimi i nëpunësve civilë janë eskplicite

b) Llogaridhënia
2. Parimi – E drejta për qasje në informata publike është e miratuar me ligj dhe në mënyrë të qëndrueshme aplikohet në praktika të NJA-ve

c) Ofrimi i shërbimeve
3. Parimi – Politikat dhe mekanizmat për administratën lokale të orientuar drejt qytetarëve janë të instaluara dhe aplikohen
4. Parimi – NJVQL-të kanë krijuar mekanizma për të siguruar cilësi të shërbimeve publike
5. Parimi – Sigurohet qasja e shërbimeve publike të ofruara nga NJVQL-të

Rezultatet e Pritshme nga ky projekt vlerësohen të jenë:
– Adresimi i gjetjeve dhe rekomandimeve mbi 5 parime të Administratës publike në nivel lokal në dy bashkitë Durrës dhe Pukë (publikim) përmes raportim dhe tryezave të rrumbullakta
– Realizimi i dy monitorime në Durrës dhe Pukë, përmes analizës së NJA-ve dhe perceptimit të dhënë nga ana e 200 qytetarë në lidhje me performancën e Njësive Administrative në kategoritë e llogaridhënies dhe ofrimit të shërbimeve
– Përfshirja e medias në proces të zbatimit të projektit
– Pesëmbëdhjetë organizata dhe grupime të shoqërisë civile do të përgatiten për dialog dhe advokim për përmirësimin e zbatueshmërisë së RAP në nivel lokal nëpërmjet trajnimeve dhe grupimeve konsultative
– Krijimi i dy grupe qytetare për konsultimet publike në bashkitë Durrës dhe Pukë në fushën e çështjeve gjinore dhe sociale sidomos për komunitetet migratore nëpërmjet 2 fokus grupeve

Projekti “Raportim nga komuniteti mbi qeverisjen e mirë dhe administrimin publik në Durrës dhe Pukë” zbatohet nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, në kuadër të projektit WeBER, financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Mbretëria e Vendeve të Ulta, si pjesë e nën-granteve të partnerit zbatues për Shqipërinë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.


 

pact-mireqeverisja-38

PACT – Partneritet në luftën kundër korrupsionit

 

Projekti BORIA Bashkëpunimi dhe Organizimi për Rritjen e Inisiativave dhe Aktivizmit,  synon të kontribuojë në mirëqeverisjen lokale në Bashkinë Pukë si dhe njësitë administrative: Gjegjan, Luf-Qerret, Qelëz, Rrape, nëpërmjet rritjes së angazhimit të qytetarëve në përmirësimin e shërbimeve publike në mbulim, standarde dhe cilësi, rritjes së bashkëpunimit midis autoriteteve lokale dhe qytetarëve si dhe mbështetjes në planifikimin e shërbimeve nga ana e autoriteteve lokale.

Grupi komunitar BORIA përbërë nga 25 qytetarë: gra, burra e të rinj, realizoi  vlerësimin në terren të nivelit të shërbimeve publike, kjo përmes 200 pyetësorëve si dhe angazhimit aktiv të rreth 100 përfaqësuesve në diskutimet komunitare.

Ky projekt zbatuar nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” – Pukë, në kuadër të programit PACT – Partneritet në luftën kundër korrupsionit, të financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe të zbatuar nga Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) në partneritet me Fondacionin Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale
(ALCDF) dhe qendrën Vepro për Shoqërinë (AfF),


Facebook feed

18 hours ago

Albanian Community Centre - Qendra Komunitare
On the second day of the exchange on Gender PB Practices and Community Outreach, the members of Prisma Network, North Macedonian counterparts and representatives of UN Women Albania🇦🇱 and UN Women Skopje 🇲🇰 were invited by Mr. Ilir Xhakolli, the Mayor of the host Municipality of Pogradec. 🏢Being part of the discussion we as a joint group were honored to hear the municipality approach on application of gender mainstreaming and GRB principles local joint actions with the CSOs on engaging women and marginalized communities through gender participatory budgeting processes.💡 Moderated by UN Women, GRB regional program manager Mrs. Ermira Lubani, great experiences were shared, such as the new service of 72 hrs emergency center ⚠ highlighted by Mayor Ilir Xhakolli in his speech, the role of CSOs in service provision and community outreach pointed out by Deputy Mayor Mrs. Entela Gusho.An overview of the country intervention on the advancement of GRB processes and importance of joint actions was emphasized by Mrs. Esti Bulku, Head of Programme of UN Women Albania. Further know-how transfer was underlined by representative of Prisma Network Mrs. Fabiola Laco-Egro and on behalf of North Macedonia counterparts by Head of Council of Bitola Municipality Mrs. Gabriela Ilievska. The exchange visit was a step forward in outlining the future joint actions! 🤝 Thank you Mr. Ilir Xhakolli and Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare) 🇦🇱 for the inspiring visit!#communityempowerment #GRB #unwomen #communityoutreach #networking #TogetherWeCan #todayforthefuture #BeyondBordersQendra Komunitare "Sot Per Te Ardhmen" ... See MoreSee Less
View on Facebook
🟢Në takimin koordinues të organizuar nga USAID/Albania dhe UNDP Albania, Qendra Komunitare "Sot Per Te Ardhmen" mori pjesë së bashku me organizatat e shoqërisë civile që do të veprojnë në Bashkia Durresdhe dy bashkitë e tjera partnere të programit “Fuqizojmë Komunitetin”, dhe prezantoi ngritjen e aktivitetin Qendrës së Fuqizimit të Komunitetit në Durrës.🔵 Partneret diskutuan mbi ecurinë e programit, ndërhyrjet që po kryhen nga organizatat e shoqërisë civile, 🟠 Perfaqesuesit e PNUD Shqiperi, prezantuan politikat e UNDP-së mbi "Mbrojtjen nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual." 👉 Qellimi i programit: Fuqizimi i komuniteteve nëpërmjet shërbimeve të integruara të kujdesit social. ... See MoreSee Less
View on Facebook

Spote Promocionale