Rrjeti i Reagimit te Koordinuar Kundër Dhunës në Durrës dhe Tiranë
Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” është një nga organizatat e para që u bë pjesë e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të Dhunës në Marrëdhëniet Familjare, të financuar ga UNDP-ja, dhe mbështetur nga Bashkia e Durrësit, e cila ka për qëllim implementimin në përputhje me zbatimin e Ligjit nr.9669 datë 18.12.2006 “Për Masa Kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare.
Qendra per Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” u zgjodh si një OJQ që plotëson të gjitha detyrimet dhe kushtet e kërkuara nga UNDP dhe plotëson në mënyrën më të mirë nevojat e viktimave të dhunës. Sistemi elektronik për regjistrimin e të dhënave që kanë të bëjnë me menaxhimin e rasteve të dhunës në familje, është instaluar në Bashkinë e Durrësit, me mbështetjen e UNDP-së në gusht-shtator 2010.
Viktimat mund të përfitojnë nga format e ndryshme të mbështetjes të ofruara nga qendra të tilla si: mbështetje ligjore, mbështetje psikologjike, këshillim nëpërmjet telefonit etj.
Qendra ofron një mjedis me të gjitha kushtet e nevojshme për strehim optimal të viktimës për një periudhë prej 1-2 ditore, për rastet emergjente të viktimave të dhunës në familje dhe atyre që janë në rrezik për jetën . Bashkëpunimi me Drejtorinë e Politikave ofron 24 orë strehim të sigurt të viktimave në këtë qendër. Në këto raste janë dhënë veshje dhe ushqim.
Pas eksperiencës së suksesshme në Durrës, QZHK “Sot për të Ardhmen” u bë pjesë e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të Dhunës në Marrëdhëniet Familjare në Tiranë, ku tashmë operon aktivisht për zgjidhjen e cështjeve të dhunës në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të rrjetit si Bashkia e Tiranës, Gjykata, Policia etj.
Grupi nismëtar
Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” është një nga anëtarët e nje grupi me 18 palë kyçe të interesuara nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë për të nisur një proces afat-gjatë në komunitet për të identifikuar dhe prioritizuar nevojat reale të komunitetit duke angazhuar sa më shumë të jetë e mundur grupet e interesit në projektet dhe planet e ardhshme.
Anëtarët e grupit nismëtar, që përfaqësojnë organizatat apo institucionet e ndryshme nga qeveria qendrore dhe lokale, do të shërbejnë si katalizatorë të komunitetit. Risia e kësaj nisme është përfshirja e komunitetit në procesin e vendimmarrjes. Kërkohet të arrihet një ndryshim të qëndrueshëm pozitiv, veçanërisht për mirëqenien e fëmijëve, duke identifikuar nevojat dhe krijimin e programeve për të adresuar këto nevoja.
Prioritet për ndërhyrje janë problemet e mëposhtme:
SENIOR-A_ N13
Rrjet organizatash që kanë përvojë në Menaxhimin e Shërbimeve Mjedisore.
Synimi i punes se ketij rrjeti në nivel kombëtar eshte nderhyrja ne fushen e shërbimeve mjedisore dhe veprime te përbashketa vendore, rajonale, qendrore qe nxitin permiresimin e situates nepermjet:
Task Force për Platformën Gjinore
Puna e kësaj Task Force synon rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike. Forumet që do të organizohen prej saj do t’u ofrojnë mundësi ndërveprimi grave të zgjedhura në poste zyrtare nga i tërë spektri politik, grave që aspirojnë të nisin një karrierë në politikë dhe anëtareve të shoqërisë civile. Në forume do të identifikohen sfidat që hasin gratë në rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën e barazisë gjinore dhe zhvillimin e planeve rajonale të punës. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet pjesëmarrjes së grave nga grupet e cenueshme, si ato rome.
Me afrimin e zgjedhjeve vendore të 2015-s, kjo përpjekje për rritjen e kapaciteteve do të përqendrohet në veprimtaritë për të promovuar gratë si vendimmarrëse politike dhe kandidate të mundshme, me synim sigurimin e një barazie më të madhe gjinore në proceset zgjedhore.
AL GARD NET – Axhenda Gjinore për Zhvillimin Rural në Ballkan
Misioni i AL-GARD NET është që të promovojë integrimin e axhendës gjinore dhe të kontribuar në fuqizimin e rolit të grave në zonat rurale. Aktivitetet e Rrjetit do të mundësojnë që gratë, veçanërisht gratë në zonat rurale, të kenë kontroll më të madh mbi jetën e tyre, të ushtrojnë të drejtat dhe mundësitë e tyre për të marrë pjesë në proceset e politikë bërjes lokale, kombëtare dhe rajonale, me synim adresimin e pavarësinë së tyre ligjor, ekonomik dhe social.
Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë
“Sot për të Ardhmen” është anëtar i Koalicionit për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë.Ky Koalicion është një rrjet i gjerë i organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri, i krijuar në Dhjetor 2005. Ai përbëhet nga OJF, Forumet e Grave dhe të të Rinjve nga Partitë Politike, Deputetë, etj. Koalicioni punon për të arritur pjesëmarrje dhe përfaqësim më të lartë të grave dhe të rinjve në Parlament, Qeverisje Qëndrore dhe Lokale dhe në vendimmarrje në përgjithësi. Kjo përmes forcimit të kapaciteteve të grave dhe të rinjve për të marr pjesë në proceset politike; përmes fushatave sensibilizuese për zbatimin e kuotës gjinore dhe për pjesmarrjen e grave në politikë dhe vendimmarrje; përmes lobimit dhe advokimit për ndryshime në legjislacion dhe politika për të garantuar një përfaqësim më të lartë të grave; dhe përmes informimit dhe edukimit të publikut të gjerë dhe komuniteteve specifike për rëndësinë e rritjes së pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje.
Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme
“Sot për të Ardhmen” është anëtar i Koalicionit për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme me qëllim për të kontribuar së bashku në drejtim të demokratizimit të mëtejshëm të shoqërisë shqiptare dhe në veçanti në sigurimin e lirisë e drejtësisë së proceseve zgjedhore, qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse si dhe përfshirjen e grupeve të nën përfaqësuara dhe të pambrojtura në proceset politike dhe ato të qeverisjes.
Rrjeti “Sot për të Ardhmen” është i angazhuar dhe i vendosur për një përfaqësim të shkëlqyer të qytetarëve shqiptarë në zgjedhje të lira e të ndershme dhe arritjen e e vlerësimit qytetar për një funksionim të besueshëm dhe transparent të zyrtarëve dhe institucioneve publike.
Avon – “Fondacioni Avon dhe e Ardhmja pa Dhunë” – Rrjeti Global i Fushatave Inovative kundër dhunës me bazë gjinore
Rrjeti QZHK “Sot për të Ardhmen” është një nga 20 organizatat globale e përzgjedhur nga Rrjeti AVON dhe fituesja e vendit të 3-të e Çmimit të Komunikimit Global, çmim i cili jepet në kuadër të fushatave që përdorin mënyra inovative komunikimi për një ndryshim në komunitet, politikë bërje, institucione dhe sjelljet e qëndrime personale, për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. Përzgjedhja e organizaës u bë në sajë të fushatën mjaf inovative të realizuar prej saj në kuadër të Ditëvë kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe promovimit të barazisë gjinore në formën e MANiFEST-it apo edhe lançimit të himnit të barazisë gjinore “Zbrite diellin”, fushatë mbështetur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, UNDP, UN Women, Qeverisë Suedeze, përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri, etj
GYS (Global Youth Service), rrjetëzim me YSA (Youth Service America)
Java e shërbimit të vullnetarizmit në komunitet është organizuar tradicionalisht për 6 vjet me iniciativën e të rinjve vullnetarë të Rrjetit të Qendrave për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” dhe që marrin pjesë në shumë aktivitete të organizuara.
Vullnetarët që frekuentojnë qendrat e Rrjetit në të gjithë Shqipërinë përmbushin çdo vit këtë veprimtari përmes lojërave të animuara dhe aktiviteteve sensibilizuese të tilla si pastrimi i mjedisit, duke ndihmuar të moshuarit, etj. Në këtë mënyrë ata kanë mundësinë të argëtojnë më shumë fëmijë dhe të ndryshojnë këndvështrimin e të rriturve në lidhje me diversitetin, problemet dhe nevojat e grupeve të ndryshme të shoqërisë. Pas eksperiencës së gjatë në organizimin e kësaj fushate, tashmë Rrjeti i QZHK “Sot për të Ardhmen” ka marrë titullin Country Partner i GYSD.
UNiTE – Rrjeti Rinor global për t’i dhënë fund dhunës
QZHK “Sot për të Ardhmen” është një partner i rrjetit UNiTE, duke u angazhuar në fushatat e ndërmarra nga Rrjeti për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave, si Dita Portokalli, zhvilluar në 25 të çdo muaji.
Dita Portokalli e iniciuar dhe udhëhequr nga UNiTE, bën thirrje përmes aktivistëve, qeverive dhe partnerëve të OKB-së për të mobilizuar njerëz dhe për të nxjerrë në pah çështjet të rëndësishme për parandalimin dhe dhënien fund të dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Jo vetëm një herë në vit, më 25 nëntor (Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës më Bazë Gjinore), por duke e sjell këtë fushatë çdo muaj.
UNITED – Rrjeti Evropian kundër racizmit dhe diskriminimit
UNITED është lëvizja evropiane kundër racizmit, diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes. Në kuadër të kësaj lëvizjeje zhvillohen aktivitetet periodike gjatë gjithë vitit kalendarik dhe janë të programuar në formën e fushatave. QZHK “Sot për të Ardhmen” është partner kombëtar për Shqipërinë, ku përveç fushatave dhe aktiviteteve të përbashkëta ka krijuar edhe një grup të hapur në facebook “Ne vlerësojmë diversitetin”, me qëllim për të nisur dhe për të promovuar aktivitetet e këtij lloji.
.
.