Rrjeti i Qendrave dhe Sherbimeve Komunitare

prioritet sherbimet komunitareFokusi i qendrave dhe shërbimeve komunitare është integrimi i komuniteteve të marxhinalizuara në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të qyteteve dhe përtej kësaj, të qenurit zë dhe mediator i komunitetit për institucionet dhe qeverisjen lokale, mbi të drejtat dhe nevojat e komunitetit.

Rrjeti i ofron shërbimet nëpërmjet tre qendrave që ka në Durrës, Pukë dhe Tiranë, si dhe në bashkëpunim me partnerët e saj në zona të tjera të Shqipërisë.
Qendrat Komunitare “Sot për të Ardhmen” janë multifunksionale dhe synojnë mobilizimin dhe fuqizimin e komunitetit, nxitjen e vullnetarizmit dhe rrjetëzimin e grupeve dhe nismave komunitare.

Qendrat janë në shërbim të grupeve të ndryshme të komuniteteve duke u frekuentuar çdo ditë të javës nga fëmijë, të rinj, gra, burra, të moshuar, dhe grupe në nevojë e minoritete.

Nëpërmjet shërbimeve multifunksionale, qendrat janë shtëpia e komunitetit ku anëtarët e komunitetit përfitojnë:

1.    Shërbime Komunitare:

  • Promovimit të Barazisë Gjinore dhe shërbimet e këshillimi social dhe psikologjik
  • Trainim profesional dhe ndërmjetësim për punësim
  • Takime, tryeza të rrumbullakëta për mirëqeverisjen dhe ushtrimin e të drejtës qytetare
  • Aktivitete ndërgjegjësuese In-door dhe out-door
  • Promovimi dhe angazhimi në punë vullnetare i komunitetit
  • Kërkime dhe studime

2.    Shërbime publike:

Kopsht, aktivitete sociale, kulturore, kinema, kafe-librari, kontroll mjekësor bazë, info center për institucionet publike dhe ndërmjetësim për shërbimet publike shtetërore etj.

3.    Aftësim individual dhe në grup:

a) mbështetje në arsimim për fëmijët dhe të rinjtë si program parashkollor, mbështetje me orë studimore, kamp veror për fëmijët dhe të rinjtë, ndjekje dhe monitorim të progresit në shkolla etj.

b) edukim komplementar për fëmijët dhe të rinjtë si programe të nxitjes së të menduarit kritik, udhëheqjes, punës në grup, të vullnetarizmit dhe shërbimit në komunitet, debate dhe rrjetëzime, krijim dhe udhëheqje të komiteteve të nxënësve dhe të studentëve, kurse fotografie, muzike, kopshtari, facilitues, arti, animim social etj.

c) formim profesional për të rinjtë dhe gratë si kurse në zanate të kërkuara nga tregu i punës, ndërmjetësim për punësim dhe mbështetje në karrierë.

Një ndër fokuset e punës së shërbimeve komunitare është nxitja, formimi dhe forcimi i grupeve komunitare si Grupi Nismëtar, Grupi i të Rinjve dhe Grupi i Vullnetarëve dhe rrjetëzimet e tyre për çështë të ndryshme si: arsimi, punësimi, shërbimet publike etj.

 

Facebook feed

17 hours ago

Albanian Community Centre - Qendra Komunitare
On the second day of the exchange on Gender PB Practices and Community Outreach, the members of Prisma Network, North Macedonian counterparts and representatives of UN Women Albania🇦🇱 and UN Women Skopje 🇲🇰 were invited by Mr. Ilir Xhakolli, the Mayor of the host Municipality of Pogradec. 🏢Being part of the discussion we as a joint group were honored to hear the municipality approach on application of gender mainstreaming and GRB principles local joint actions with the CSOs on engaging women and marginalized communities through gender participatory budgeting processes.💡 Moderated by UN Women, GRB regional program manager Mrs. Ermira Lubani, great experiences were shared, such as the new service of 72 hrs emergency center ⚠ highlighted by Mayor Ilir Xhakolli in his speech, the role of CSOs in service provision and community outreach pointed out by Deputy Mayor Mrs. Entela Gusho.An overview of the country intervention on the advancement of GRB processes and importance of joint actions was emphasized by Mrs. Esti Bulku, Head of Programme of UN Women Albania. Further know-how transfer was underlined by representative of Prisma Network Mrs. Fabiola Laco-Egro and on behalf of North Macedonia counterparts by Head of Council of Bitola Municipality Mrs. Gabriela Ilievska. The exchange visit was a step forward in outlining the future joint actions! 🤝 Thank you Mr. Ilir Xhakolli and Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare) 🇦🇱 for the inspiring visit!#communityempowerment #GRB #unwomen #communityoutreach #networking #TogetherWeCan #todayforthefuture #BeyondBordersQendra Komunitare "Sot Per Te Ardhmen" ... See MoreSee Less
View on Facebook
🟢Në takimin koordinues të organizuar nga USAID/Albania dhe UNDP Albania, Qendra Komunitare "Sot Per Te Ardhmen" mori pjesë së bashku me organizatat e shoqërisë civile që do të veprojnë në Bashkia Durresdhe dy bashkitë e tjera partnere të programit “Fuqizojmë Komunitetin”, dhe prezantoi ngritjen e aktivitetin Qendrës së Fuqizimit të Komunitetit në Durrës.🔵 Partneret diskutuan mbi ecurinë e programit, ndërhyrjet që po kryhen nga organizatat e shoqërisë civile, 🟠 Perfaqesuesit e PNUD Shqiperi, prezantuan politikat e UNDP-së mbi "Mbrojtjen nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual." 👉 Qellimi i programit: Fuqizimi i komuniteteve nëpërmjet shërbimeve të integruara të kujdesit social. ... See MoreSee Less
View on Facebook

Spote Promocionale