Rrjeti i Sherbimeve Mjedisore

Senior II

 

SENIOR – II

Sipas legjislacionit për vetëqeverisjen vendore, misioni i bashkive është qeverisja efektive, efiçiente dhe në një nivel sa me afër qytetarit. Një nga instrumentet për përmbushjen e këtij misioni është:
– realizimi i shërbimeve në përshtatje me nevojat e bashkisë,
– duke siguruar aksesin, cilësinë dhe koston e përballueshme nga të gjithë,
– në përputhje me standardet e kërkuara me ligj, dhe,
– duke respektuar politikat kombëtare dhe rajonale.

Vlerësimi i financimeve të shërbimeve mjedisore në vitin 2017, nxori në pah për Bashkinë Durrës përveç nën financimit për ofrimin e këtyre shërbimeve, edhe nevojën për prioritizim të shërbimeve mjedisore sipas nevojave të komunitetit, sidomos në lidhje me largimin e mbetjeve urbane dhe veprimtaritë edukuese dhe informuese.
Për zonën e Ish-Kënetës, monitorimi i kryer në kuadër të projektit ACHIEVE rezultoi se shërbimet e mbledhjes, transportit, dhe depozitimit kanë kryesisht mbulim vetëm në rrugët kryesore; ka shkallë të ulët të edukatës mjedisore; dhe aktivitetet ndërgjegjësuese të autoriteteve vendore për ripërdorim, riciklim dhe ndarje mungojnë.
Për ketë arsye projekti “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve mjedisore Durrës nëpërmjet “Teknikave te Vëzhguesve të Trajnuar”” zbatuar nën Programin SENIOR II “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”, e zbatuar nga Qendra Rajonale Shqipëri (REC) dhe financuar nga Qeveria Suedeze, sipas qëllimit të përbashkët të rrjetit, synon të përfshijë një grup vëzhguesish të cilët do të trajnohen dhe do të përdorin një sistemi të unifikuar TVT vlerësimi për situatën e ofrimit të shërbimeve mjedisore, duke e dokumentuar atë me fotografi dhe me një formularë vlerësimi, sipas sistemit të vendosur nga URI, dhe më tej sipas nevojave lokale të Durrësit, synon të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit qytetar duke përfshirë në këto aksione dhe bashkinë dhe ndërmarrjet përkatëse si rritje të kapaciteteve të tyre në këtë drejtim.

Ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin e situatës aktuale mjedisore si dhe të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve mjedisore, duke siguruar një mjedis më të pastër dhe më të sigurt, si dhe do të ndikojë direkt në perceptimin e banorëve për ofrimin e shërbimeve mjedisore. Nga ana tjetër ky projekt do të ndihmoje njësitë e qeverisjes për arritjen e objektivave të strategjisë së decentralizimit në forcimin e demokracisë lokale nëpërmjet rritjes së gjithëpërfshirjes qytetare dhe forcimit të strukturave komunitare në nivel vendor.

 


 

SENIOSenior IIR – II

Me reformën Administrative dhe Territoriale, bashkia e Durrësit është zgjeruar 4 herë më shumë, ndërkohë që shërbimet publike duke përfshirë dhe shërbimet mjedisore nuk janë të shpërndara uniform, gjë që ndikon në jetën e popullatës të madhe në numër. Bashkia me strategjinë e re synon të mbulojë territorin me shërbime dhe të rrisë cilësinë e tyre. Me sfidën e menaxhimit dhe shpërndarjes së shërbimeve mjedisore, është parësore planifikimi dhe buxhetimi i drejtë nga bashkia, si dhe ndërgjegjësimi dhe ngritja e kapaciteteve qytetare në njohjen e shërbimeve mjedisore dhe angazhimin e tyre qytetar.
Zona e synuar në Durrës është qyteti dhe sidomos zona e plazhit, e cila mbipopullohet për shkak të fluksit turistik dhe ndikimi i shërbimeve mjedisore te popullsia është primar. Përmes projektit “Financimi i shërbimeve mjedisore pas ndarjes Administrativo territoriale” zbatuar nën Programin SENIOR II “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”, e zbatuar nga Qendra Rajonale Shqipëri (REC) dhe financuar nga Qeveria Suedeze, synohet krijimi i një modeli të qëndrueshëm të angazhimit qytetar dhe bashkëpunimit qeverisje vendore – komunitet në sigurimin e shërbimeve mjedisore dhe mirëmenaxhimit të mbetjeve urbane.

Nëpërmjet projektit si rrjet dhe në nivel lokal do të vihen në zbatim një sërë veprimesh të vazhdueshme që synojnë pjesëmarrjen qytetare dhe plan veprimet e qeverisjes vendore të harmonizuara dhe të mirëkoordinuara me njëra tjetrën që shërbimet mjedisore jo vetëm të jenë të shpërndara uniform por edhe të jepen praktikat e mira që të jenë të vazhdueshme në jetën e përditshme të qytetarëve. Gjithashtu synon që të nxisë bashkëveprimin qyetar-bashki në mirëmenaxhimin e mbetjeve urbane në zonën e plazhit si model për mirëqeverisjen e zonave turistike dhe vlerë të shtuar në ekonominë lokale.

 


14883563_701947619973919_2213740169338025175_o

ACHIEVE 

Ish-Këneta ose e quajtur Durrësi i Ri, me strategjinë vendore është planifikuar të ketë investime në industri duke nxitur zhvillimin ekonomik. Kjo zonë ka rreth 60.000 banorë, dhe ka mungesë të theksuar në shërbime publike, në infrastrukturë e rrjete që shkaktojnë probleme madhore mjedisore. Në lidhje me menaxhimin e mbetjeve urbane, mungojnë standardet  dhe monitorimi i tyre në shërbimet e mbledhjes, transportit dhe depozitimit, shërbimi ka mbulim territorial vetëm në rrugët kryesore, ka shkallë të ulët te edukatës mjedisore dhe politikave vendore për  ndërgjegjësim qyteta, ripërdorimi, riciklimi, ndarja janë inekzistente.
Duke vlerësuar këtë situatë, Rrjeti i Qendrave për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” solli në zbatim nën programin ACHIEVE – “Shoqëri civile aktive për një mjedis evropian”, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga Bashkimi Europian në Shqipëri, projektin Monitorim, vlerësim, ndërgjegjësim mbi menaxhimin e mbetjeve urbane në zonën e Ish-Kënetë – Durrës i Ri.

Projekti realizoi:

1. Monitorimin dhe hartëzimin e shërbimeve publike të menaxhimit të mbetjeve urbane (mbledhje, transport, depozitim) si dhe dha rekomandime specifike për planet vendore të menaxhimit të mbetjeve
2. Përmes takimeve dhe trajnimeve të ndryshëm, u punua për rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit qytetar për administrimin e mbetjeve urbane, për ndikimin e mbetjeve në mjedis, në shëndetin e njeriut, në jetën në komunitet dhe në zhvillimin ekonomik.
3. Rritja dhe edukimi qytetar nxitën inisiativa të vogla në elementë të sistemit të menaxhimit të mbetjeve si ndarja, riciklimi, ripërdorimi dhe rivlerësimi.

“Sot për të Ardhmen” Durrës hartoi dhe një raport bazuar mbi përpunimin e të dhënave cilësore dhe sasiore të përfituara nga anketimi e drejtpërdrejtë të një kampioni prej 100 banorësh në mënyrë rastësore, por me mbulim
të të gjithë territorit të zonës së Ish-Kënetës dhe paralelisht me monitorim të drejtpërdrejtë të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve  urbane si: depozitimi, largimi, koha dhe frekuenca e shërbimit, mbulimi territorial dhe cilësia e shërbimit.

Disa prej rekomandimeve të nxjerra 

Grumbullimi
1. Rritja e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe asaj për manaxhimin e trupave ujorë, në mënyrë që të mos krijohen venddepozitime anë rrugëve dhe në shtratet e trupave ujorë.
2. Shtimi i numrit të kontenierëve të mbeturinave pranë zonave të banuara, duke shkurtuar distancën që duhet të përshkojë një banor nga shtëpia deri në vendepozitimin më të afërt të miratuar nga Bashkia, duke e shoqëruar me investimin për vendosjen e kontenierëve të diferencuar për mbetjet që në burim, si dhe marrjen e masave për të siguruar që kontenierët të qëndrojnë të mbyllur, kur nuk janë në përdorim.
3. Rritja e shpeshtësisë të mbledhjes së mbetjeve në venddepozitime, që të shmanget kthimi i tyre në zona të rrezikshme për jetën e banorëve përreth.
4. Organizimi i fushatave të ndërgjegjësimit për rritjen e informacionit të qytetarëve mbi uljen e gjenerimit të mbetjeve shtëpiake, rëndësinë e hedhjes së mbetjeve në venddepozitimet e përcaktuara dhe diferencimin e tyre, duke targetuar veçanërisht gratë, duke qënë se rezulton që janë ato që merren më së shumti me mbetjet që gjenerohen në shtëpi, si rezultat i nivelit shumë të lartë të papunësisë së tyre (57%) e evidentuar në zonën e Ish-Kënetës.

Transportimi
1. Modernizimi i teknologjisë për evadimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane me makina të reja grumbullimi të mbetjeve, autofshesa, fadroma, eskavator, autoagregat, kamione etj., në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimit, të ulet koha e nevojshme për evadimin dhe trajtimin, si edhe të ulen kostot e mirëmbajtjes (vajra, filtra, goma etj).
2. Formalizimi dhe integrimi i individëve / operatorëve informalë mbledhës të mbeturinave në strategjitë lokale për manaxhimin e mbetjeve.

Përpunimi
1. Mbështetja e krijimit të subjekteve për evadimin dhe trajtimin e mbetjeve, si dhe realizimi i proceseve të transportimit, përpunimit dhe asgjësimit përmes partneritetit publik-privat.
2. Investimi në impiante (inceneratorë) për trajtimin e mbetjeve urbane dhe industriale duke i shndërruar ato në energji.

Asgjësimi
1. Ndalimi i vendgrumbullimeve të hapura, ku mbetjet lihen të dekompozohen nga proceset natyrore dhe faktori kohë.

 


 


2.8-Një-mjedis-i-shëndetshëm-është-nevojë-jetësore.-Vlerësoje-atë 
SENIOR-A

Që nga viti 2014 “Sot për të Ardhmen” është anëtar i Rrjetit të Shërbimeve Mjedisore. Ky rrjet është pjesë e programit “SENiOR-A Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”, e zbatuar nga Qendra Rajonale Shqipëri (REC) dhe financuar nga Qeveria Suedeze. Rrjeti është i përbërë nga 6 organizata: Auleda – Vlorë, Tjetër Vizion – Elbasan, Fondacioni Gjirokastra – Gjirokastër, Unë Gruaja – Pogradec, QZHK Sot për të Ardhmen – Durrës, dhe Instituti i Kërkimeve Urbane – Tiranë, drejtues i rrjetit.

Në kuadër të rrjetit, në 2014 u shpërndarë rreth 350 pyetësorë që masin kënaqësinë në lidhje me shërbimet publike në qytetet ku shtrihet Projekti SENIOR-A, komponenti i menaxhimit të shërbimeve publike, që janë: Gjirokastër, Pogradec, Elbasan, Durrës dhe Vlorë.

“Sot për të Ardhmen” ka rolin e hartimit të raportit mbi shërbimet mjedisore Durrës.

Sondazhi u përqendrua kryesisht me menaxhimin e mbetjeve, qasjen ndaj ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza, si dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike nëpërmjet anketimit me 70 të intervistuar dhe kampionimit në zonat Ish-Kënetë dhe Plazh.

Disa prej rekomandimeve të nxjerra

  • Investime për të përmirësuar dhe shtrirë rrjetin e furnizimit me ujë, për të shtuar frekuencën e furnizimit me ujë
  • Planet e ndërhyrjes në mjedis, të rishikohen në përputhje me nevojat dhe të planifikohen në buxhet.
  • Koordinim më i mirë i institucioneve publike përgjegjëse për ujin.
  • Komunikimi dhe informimi i qytetarëve rreth çështjeve në lidhje me ujin (analizat, oraret e furnizimit me ujë, ndërprerjet etj) duhet të jetë i rregullt dhe i qartë.
  • Fushata e informimit dhe e ndërgjegjësimit të qytetarëve duhet të jetë më aktive dhe intensive.

Në bazë të raporteve rrjeti publikoi Manuali i Përvojave Mjedisore – Shoqëri Civile Aktive në Shërbimet Mjedisore në Shqipëri

Duke qënë se nga gjetjet e monitorimit mbi sherbimet publike dhe analizimi i kampionit te ujit, sherbimet e ujit te pijshem dhe largimi i ujrave te ndotura, rezultuan si domosdoshmeri per nje monitorim te dyte te detajuar, rrjeti i sherbimeve mjedisore mori në konsideratë këtë domosdoshmeri në një analizë më të thelluar.

Për zonën funksionale Durrës, “Sot për të Ardhmen” shpërndau 100 pyetësorë në zonën e Ish Kënetës në zonën e Plazhit, Porto Romano, Nishtullë, Qendër Durrës, në komunën e Maminasit, Sukthit, Rrashbullit, Ishmit dhe Katundit të Ri. Pyetësorët u përqëndruan në marrjen e opinionit qytetar mbi cilësinë e shërbimeve mjedisore si Furnizimi me ujë të pijshëm, Cilësia e ujit, Largimi i ujrave të zeza.

Gjetjet e monitorimit u diskutuan dhe validuan në tryezën e rrumbullakët të zhvilluar në Bashkinë Durrës me institucionet e referencës dhe komunitetin.

Disa nga rekomandimet e dala:

  • Ndërgjegjësim më i lartë i qytetarëve për higjenizimin e depozitave, mosshpërdorimin e ujit të pijshëm, si edhe për të paguar tarifat e shërbimit të furnizimit me ujë.
  • Komuniteti duhet të jetë aktiv, të ketë strukturat e tij, të ketë një grup interesi të adresojë problemet.
  • Komuniteti duhet të jetë i ndërgjegjshëm që jo vetëm të evidentojë problematika, por edhe të parashtrojë zgjidhje.
  • Studimi i tarifës së ujit si çështje komplekse sociale dhe ekonomike. Të bëhet një konsultim publik për tarifat si edhe të propozohen mundësi për familjet në nevojë.
  • Shoqëria civile duhet të ndërhyjë për të rritur ndërgjegjësimin, si edhe të ndërmjetësojë për tarifat.
  • Firmat e kontraktuara duhet të kontrollohen nëse janë të liçensuara apo jo, pasi materialet e tubave të furnizimit të ujit ndikojnë te cilësia e ujit.
  • Tryezat e rrumbullakëta/takimet te prioritizojne targetimin e institucioneve kryesore (pushteti qëndror, pushteti vendor, OJF, komunitete etj), dhe të realizohen tryeza pune me aktorë të veçantë.
  • Koordinim më i mirë dhe më efektiv midis organeve kompetente, pushtetit vendor dhe qendror.

Në bazë të monitorimit dhe validimit “Sot për të Ardhmen” do të hartojë dhe raportin e analizës së situatës aktuale në qytetin e Durrësit në lidhje me nivelin e aksesit dhe ofrimit të shërbimit për ujin e pijshëm dhe largimin e ujrave të ndotura.


Spote Promocionale

lajme
merr-ndihme