“Lumturia Fillon me Familjen”
“Lumturia Fillon me Familjen” -fushata dedikuar familjes synon të fuqizojë familjet përballë sfidave të shumta që hasin çdo ditë; të forcojë më shumë lidhjet mes pjesëtarëve të familjes, duke u dhënë më shumë mundësi fëmijëve e prindërve të kalojnë kohë me njëri-tjetrin; si dhe të promovojë familjen e shëndetshme si një njësi ku njerëzit e duan njëri-tjetrin, komunikojnë, dhe përpiqen sëbashku për të ndërtuar të mirat dhe për të kapërcyer vështirësitë.
Përkthyer në punën e përditshme të Rrjetit “Sot për të Ardhmen”, kjo fushatë do të thotë aktivitete të shumta sensibilizuese dhe edukuese për fuqizimin e familjes si bërthama e shoqërisë. Në bashkëpunim me të tjerë partnerë kjo fushatë shtrihet në qytetin e Durrësit, në zonat e Ish-Kënetës, Portoromanos, Nishtulla etj.