Java Globale e Shërbimit të Rinisë(GYSD)
Java Globale e Shërbimit të Rinisë(GYSD), – javë në të cilën evente të koordinuara në të gjithë globin, mbledhin të rinj e të rritur për të zhvilluar një sërë aktivitetesh në shërbim të komunitetit ku ata jetojnë, shtetit, por edhe më gjerë.
Rrjeti i Qendrave për Zhillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” është partneri lokal i GYSD-së për Shqipërinë, ndaj Rrjeti realizon koordinimin e punës me të rinjtë dhe partnerët lokalë për zhvillimin e kësaj fushate në Tiranë, Durrës e Pukë.
Ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, Java Globale e Rinisë në Shërbim të Komuniteteve, ka për qëllim të ndërmarrë veprime që synojnë përmirësimin e situatës dhe mirëqënies së të rinjve, krijimin e një kulture për një rini të përfshirë në aksionet publike, të mësuarin mes bashkëmoshatarëve, lidershipin dhe arritjet civile në grup. Dhjetra të rinj marrin pjesë në Javën Globale të Shërbimit të Rinisë.
Ata ndihmojnë fëmijët, marrin pjesë në aksione që kontribuojnë për një jetesë më të mirë të të gjithë komunitetin, informojnë dhe edukojnë komunitetet në të cilat bëjnë pjesë në lidhje me mirëushqyerjen, shpërndarjen e materialeve pararandaluese dhe informuese për HIV/SIDA, dhe plotësojnë edhe shumë nevoja të tjera të komuniteteve nëpërmjet aksioneve masive.
Java Globale e Shërbimit të Rinisë mbështet dhe inkurajon të rinjtë, si dhe edukon publikun, median dhe zyrtarët e institucioneve shtetërore për rolin e të rinjve si lider në komunitet.