Ndërtimi i grupeve të prindërimit pozitiv/ disiplinimit pozitiv për një familje të shëndetshme e parë në lentet e barazisë gjinore
20 Dhjetor 2121, Pukë
“Sot për të Ardhmen” si një rrjet lider për mobilizimin e grupeve komunitare, nëpërmjet fushës së ekspertizës së tij, punon edhe me familjen me fokus prindërit, si bërthama ku nisin vlerat dhe normat dhe si një model shoqërues për fëmijët gjatë rrugëtimit të tyre personal dhe shoqëror. Konsorciumi i organizatave Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” & Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” mblodhën 30 prindër me fëmijë, nëna të reja në një takim për ndërgjegjësimin dhe informimin e tyre mbi rëndësinë e prindërimit pozitiv, rëndësinë e komunikimit në menaxhimin apo zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për një familje funksionale dhe të shëndetshme. Pjesëmarrësit diskutuan mbi rolet në familje, llojet e prindërimit, metodat pozitive të disiplinës së fëmijëve. Qasja ndërvepruese dhe pjesëmarrëse e përdorur në takim, i ndihmoi prindërit të angazhohen në diskutimin e metodave për përmirësimin e vetëvlerësimit të fëmijëve, të kuptuarit e modeleve të prindërimit, njohja dhe qëndrimi nga roleve gjinore dhe sfidimi i tyre nëpërmjet edukimit të dimensionit të barazisë gjinore.