“Forcimi i qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin”
“Forcimi i qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin” Ndërmarrë si pjesë e Programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” – nismë e rëndësishme e zbatuar nga një sërë organizatash ndërkombëtare dhe vendore, të drejtuara nga UNICEF Shqipëri, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Projekti “Forcimi i qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin” zbatohet në partneritet midis zyrës së UNICEF Shqipëri dhe konsorciumit të organizatave: Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” & Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, në rrethet Shkodër dhe Pukë.
Përmes zbatimit të këtij Projekti, organizatat partnere, synojnë të mbështesin institucionet dhe profesionistët në nivel vendor që kanë rol në administrimin e Drejtësisë për të Miturit, në zbatimin e Kodit për Drejtësinë Penale për të Mitur, Strategjisë Kombëtare të Drejtësisë për të Mitur, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe aplikimin e shmangies dhe masave alternative ndaj procedimit penal. Ky projekt u vjen në ndihmë institucioneve përgjegjëse në rrethet Shkodër dhe Pukë për trajtimin e rasteve të të miturve në kontakt me sistemin e drejtësisë përmes një qasjeje shumë disiplinore dhe ndër institucionale. Ndërhyrjet e programit do të zbatohen përgjatë periudhës Tetor 2021 – Mars 2022 dhe synojnë mbrojtjen, parandalimin, ri-integrimin dhe rehabilitimin me bazë komunitare të fëmijëve të dyshuar, të akuzuar, të dënuar, dëshmitarë apo në risk për t’u përfshirë në vepra penale, si dhe në risk trafikimi.