Lançimi i Platformës Virtuale të Tregut të Punës Shkodër
Në Bashkinë e Shkodrës, gjatë Ditës së Panairit të Punës që u zhvillua më datën 7 dhjetor, u prezantua “Platforma Virtuale e Tregut të Punës Shkodër” një instrument mjaft i rëndësishëm që lehtëson dhe nxit më tej punësimin dhe rivitalizimin e tregut të punës nëpërmjet informimit dhe orjentimit on line të qytetarëve drejt institucioneve shërbim ofruese nga njëra anë, dhe lehtësisë së procesit të identifikimit dhe rekrutimit të punëmarrësve nga ana e punëdhënësve.
PLATFORMA VIRTUALE E “TREGUT TË PUNËS SHKODER” erdhi si një bashkëpunim i gjatë me DRSHKP Shkodër, DRFPP Shkodër, Bashkia Shkodër, për ta sjellë sa më pranë qytetarin tek mundësitë e punësimit.
Ky instrument është inicuar nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” dhe është realizuar me mbështetjen e programit SEED – projekt Rajonal “Mbështetje për Zhvillimin e Edukimit dhe Punësimit në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi” me udhëheqjen e Volkshilfe Solidarität Austri dhe me mbështetjen financiare të Agjensisë Austriake për Zhvillim.