Panairi i dytë i projektit SEED Step II “Përfshirja e Grave në Ekonominë Lokale përmes Qasjes dhe Mbështetjes më të Mirë”
Qendra per Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” në kuadër të projektit SEED Step II organizon panairin e dytë “Përfshirja e Grave në Ekonominë Lokale përmes Qasjes dhe Mbështetjes më të Mirë”. Panairi i cili do të zhvillohet në qytetin e Pukës, më 8 Mars 2019 bën thirrje për veprim në kuadër të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Në kuadër të temës së OKB-së 2019 “Mendo barabartë, ndërto me zgjuar, risi për ndryshim”, “Sot për të Ardhmen” dhe SEED Step II, advokon për politika më të mira qendrore dhe lokale për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave dhe për përmirësimin e qasjes së tyre në ekonominë lokale, bujqësinë dhe turizmin rural si sektorët kryesorë të zhvillimit të Rajonit të Pukës.
Panairi do të ndiqet nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Çuçi dhe përfaqësues të tjerë institucionesh, Bashkia Pukë dhe Komisioni Lokal për Punësim (LPE – themeluar nga SEED), pasuar nga një tryezë e përbashkët diskutimi mbi punësimin e grave dhe angazhimin e tyre në turizmin rural dhe bujqësi.
Panairi “Përfshirja e Grave në Ekonominë Lokale përmes Qasjes dhe Mbështetjes më të Mirë” zhvilluar nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” në bashkëpunim me Bashkinë Pukë, dhe realizohet me mbështetjen e programit SEED – projekt Rajonal “Mbështetje për Zhvillimin e Edukimit dhe Punësimit në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi” me udhëheqjen e Volkshilfe Solidarität Austri dhe me mbështetjen financiare të Agjensisë Austriake për Zhvillim.