THIRRJE PËR APLIKIM për Kampin Rinor “Highlanders – Bijtë e malit” Shpalos idetë!
THIRRJE PËR APLIKIM për Boot Camp “Highlanders – Bijtë e malit” – Shpalos idetë
Thirrja për aplikime hapet për pjesëmarrje në boot camp “Shpalos idetë”. Kjo thirrje bëhet në kuadër të projektit “Bijtë e malit” Të rinjtë shpalosin idetë për të punuar në fushën e turizmit malor gjatë 12 muajve të vitit” i zbatuar nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” mbështetur nga GIZ/ProSEED.
Kriteret për aplikim:
• Të rinj të moshës 17 – 34 vjeç
• Banues në rajonin malor te Pukes
• Të pafavorizuar ekonomikisht:
(pa eksperiencë pune, të papunë, me familje me të ardhura të vogla financiare,
të punësuar me pagë minimale nëse familja është në nevojë,
me tendenca emigrimi për shkak të vështirësive ekonomike në familje,
me ide ne fushen e turizmit e vetepunesimit etj.)
Dokumentacioni për Aplikim:
1. Formulari i aplikimit
KLIKO: Formulari-i-Aplikimit
2. Çertifikatë familjare dhe personale
3. Vërtetim shkolle nëse aplikanti është në shkollë, ose vërtetim pune nëse është në punë
4. Vërtetim pune /vërtetim papunësie për prindërit
5. Vërtetim banimi
Formularin dhe kopje të dokumentacionit të kërkuar duhet të dërgohen
me postë në:
Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”
Adresa: Rr. Elbasanit, P.Abau, H2, K6, Ap13,
Tiranë, Shqipëri
Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen – Pukë
Sheshi Tërbuni, SH5, pranë Bashkisë Pukë
ose në adresën e email-it:
info@cdc-tff.org
Afati i fundit për Aplikim: 15 Janar 2019