“START-UP TALKS” në kuadër të projektit “Nga rëra në shkëmb! Të rinjtë shpalosin idetë për të punuar në fushën e turizmit gjatë 12 muajve të vitit”
Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” zhvilloi eventin
“START-UP TALKS”, në kuadër të projektit “Nga rëra në shkëmb! Të rinjtë shpalosin idetë për të punuar në fushën e turizmit gjatë 12 muajve të vitit”, mbështetur nga GIZ/ProSEED.
84 të rinj aplikuan në thirrjen e hapur për të marrë pjesë në projektin “Nga Rëra në Shkëmb”. Pas seleksionimit dhe intervistave, 61 prej tyre, nga gjithë vija e dytë e bregdetit shqiptar, u mblodhën në dy sesione përgatitore në Tiranë dhe në Vlorë.
Në 48 orët intensive të pjesës së parë të Bootcampit “Shpërthe Idetë”, ata u bënë bashkë: u çliruan nga emocionet, konkuruan me energji, u dakordësuan dhe u miqësuan. U bënë bashkë në grupe duke kuptuar që bashkimi i forcave mundëson realizimin e ëndrrave të tyre.
“Start-up Talks” shënoi rrugëtimin e suksesshëm të 60 të rinjve, nëpërmjet programit intensiv dhe inovativ të përfshirjes sociale dhe rritjes së kapaciteteve, të titulluar nga “Nga rëra në shkëmb”, si dhe fillimin e përdorimit në një stad më të zhvilluar të energjive, ideve, aftësive dhe zotësive të tyre në komunitetet ku të rinjtë jetojnë.
Projekt bëri të mundur realizimin e një prej sfidave të shoqërisë shqiptare: integrimin dhe ri-integrimin social të të rinjve, sidomos të atyre që janë të pafavorizuar ekonomikisht, ndërsa ky aktivitet u zhvillua si një takim vlerësimi dhe çertifikimi i të rinjve që morën pjesë në projekt.