THIRRJE PËR APLIKIM për BOOTCAMP “Shpërthe idetë”

    THIRRJE PËR APLIKIM

    për

    BOOTCAMP “Shpërthe idetë”

    Thirrja për aplikime hapet për të gjithë të rinjtë të moshës 19 – 25 vjeç, të cilët nuk kanë mjaftueshëm mundësi ekonomike, mbështetje apo njohuri për të çuar përpara ëndrrën për të filluar një ide, apo për të punuar në fushën e turizmit!

    Mëso me ne se si ëndrra të kthehet në IDE dhe Ideja në BIZNES e PUNË në TURIZËM!

    Hap pas Hapi në Bootcamp-in “Shpërthe idetë”

    Në dy programe intensive në lëvizje nga Veriu në Jug, përgjatë bregdetit Shqiptar, ku të rinjtë do zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe ndërpersonale, vetë-vlerësimin dhe motivimin, sipërmarrjen dhe elementët e biznesit, për të nisur dhe punuar suksesshëm në turizëm përgjatë gjithë vitit.

    KAPE SHANSIN!

    Pjesëmarrja në BootCamp është e limituar deri në 60 veta për të dy programet gjithsej.

    PLOTËSO FORMULARIN!
    Kliko: Formulari i Aplikimit
    (format word-i)

    Dërgoje me email: info@cdc-tff.org

    Brenda datës: 25 Janar 2018

    Kujdes:

    Bootcamp është vetëm fillimi i mbarë dhe gjysma e punës! Idetë më të mira do të kenë shansin për t’u promovuar dhe mbështetur më tej.

    Kriteret për aplikim:

    • Të rinj të moshës 19 – 25 vjeç
    • Banues në zonat kodrinore dhe malore të bregdetit shqiptar, të bashkive Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol.
    • Që ndihen të pafavorizuar ekonomikisht 

    Kjo thirrje bëhet në kuadër të projektit “Nga rëra te shkëmbi! Të rinjtë shpalosin idetë për të punuar në fushën e turizmit gjatë 12 muajve të vitit” i zbatuar nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” mbështetur nga GIZ/ProSEED.