ANKAND – Shitje makine

    Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” në Tiranë shet një Makinë SKODA YETI nëpërmjet ankandit.

    Ky ankand do të aktivizohet për një periudhë 3 javore, nga data: 09/09/2017 deri më 28/09/2017, ora 17:00.

    Makina SKODA YETI do të shitet duke u bazuar në rregullat e miratuara si më poshtë. Në vijim gjendet një përshkrim të detajuar i Makinës, gjendja aktuale, funksionaliteti si dhe foto. QZHK “Sot për të Ardhmen” nuk jep asnjë garanci për mjetin e publikuar në ankand. Makina do të shitet në gjendjen ekzistuese. Makina apo pjesë të saj nuk mund të kthehen apo të rimbursohen. Në ankand mund të marrin pjesë të gjithë personat resident mbi moshën 18 vjeç, i/e aftë për hyrë në marrëdhënie shitblerjeje, si dhe çdo operator ekonomik i interesuar që ndodhet në territorin e republikës së Shqipërisë. Punonjësit e QZHK “Sot për të Ardhmen” dhe të afërmit e tyre nuk mund të marrin pjesë në ankandet e shpallur nga QZHK “Sot për të Ardhmen”.

    Për rregullat dhe kushtet e ankandit, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:
    RREGULLAT DHE KUSHTET E ANKANDIT