Njohja dhe ndërgjegjësimi mbi shërbimet mjedisore
Rrjeti “Sot për të Ardhmen” organizoi në qendrën komunitare në Durrës, workshopin “Njohja dhe ndërgjegjësimi mbi shërbimet mjedisore dhe menaxhimin e mbetjeve urbane të të rinjve”, si pjesë e programit Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri (SENiOR-II) me mbështetjen e REC Shqipëri, financuar nga Ambasada Suedeze në Tiranë . Në këtë workshop, të rinjtë u njohën me shërbimet mjedisore, çfarë ata kuptojnë dhe çfarë janë këto shërbime; analizuan cilat ishin përgjegjësitë e pushtetit vendor dhe përgjegjësitë qytetare mbi sherbimet mjedisore si dhe përmes ushtrime praktike kuptuan nevojën dhe domosdosshmërinë e riciklimit për një mjedis më të pastër: tokë, ujë, ajër.