Prezantimi i Platformës EPALE

    Në ambientet e QZHK “Sot për të Ardhmen” në Durrës, Agjencia Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe Kualifikimeve, e cila është edhe Qenda Kombëtare Mbështetëse e EPALE, prezantoi së bashku me Rrjetin “Sot për të Ardhmen” nën projektin SEED (Support of Educational and Employment Development in Albania, Kosovo and Serbia)  Platformën EPALE (Platforma Elektronime e të Nxënit të të Rriturve në Evropë). Akademikë, studentë, profesionistë etj ndoqën me shumë interes risitë që kanë të bëjnë me të mësuarit/ nxënurit e të rriturve dhe prezantimin e kësaj platforme online.