Panairi i Shkollave dhe Aftesive Profesionale
Në Panairin e Aftësive 2017 Rrjeti i Qendrave për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” u përfaqësua edhe nga Saudita Marku, përfituese e Programit Austriak SEED, e cila ndau me të pranishmit eksperiencën e saj të suksesshme, sesi falë mbështetjes së dhënë nga Ministria e Mirëqënies Sociale përmes qendrës së Formimit Profesional në Pukë dhe programit SEED të Rrjetit Sot për të Ardhmen, tashmë një guidë turistike e çertifikuar, dhe një sipërmarrëse e sukseshme që zotëron në një bujtinë të vogël në Kryezi, Pukë.