Takime tripalëshe në kuadër të projektit “Integrimi dhe Ri-integrimi i të miturve në shoqëri nëpërmjet normave, vlerave dhe të jetuarit sipas ligjit”
Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, në kuadër të projektiti “Integrimi dhe Ri-integrimi i të miturve në shoqëri nëpërmjet normave, vlerave dhe të jetuarit sipas ligjit”, zhvilloi takime tripalëshe në Tiranë, Durrës dhe Pukë. Në këto takime morën pjesë përfaqësues nga Gjykata, Shërbimi i Provës, Policia e Shtetit, përfaqësues të njësive vendore, DAR-i si dhe prindër e fëmijë/të rinj që kanë qenë pjesë e këtij projekti.
Në takimet tripalëshe u prezantuan ecuria e përgjithshme e projektit, gjetjet dhe rekomandimet. Qëllimi i takimeve ishte që të gjithë aktorët të diskutonin dhe të njihnin më nga afër qasjen e njëri – tjertit për të miturit në kontakt me ligjin, ndërhyrjet e nevojshme në familje, shoqëri dhe institucione për të bërë të mundur ri-integrimin e të rinjve në shoqëri përmes edukimit konform vlerave dhe normave shoqërore dhe kuadrit ligjor. Ky projekt u zhvillua nën mbështetjen e UNICEF.