Drejtësia restauruese, sfida për shoqërinë shqiptare
Takim i drejtpërdrejtë me institucionet ligjvënëse dhe zbatuese për të diskutuar çështje të së drejtës ligjore të të miturve, jo vetëm për të qënë të mbrojtur nga ligji por edhe për të ditur detyrimet e tyre ndaj ligjit. Çfarë duhet të bëhet më shumë nga institucionet, familja dhe shoqëria, që të miturit ne risk apo ne konflikt me ligjin te jetojne dhe veprojnë sipas normave shoqërore dhe të jenë të integruar apo të ri-integruar plotësisht? Sa njohin prindërit e të miturit legjislacionin dhe institucionet përkatëse dhe sa të mbrojtur ndjehen prej tyre?