Thirrje për Koncept ide – Grante të vogla SEED Shqipëri

    Rrjeti “Sot për të Ardhmen” shpall thirrjen për Koncept Ide, nga “SEED AlbaniaSupport of Educational and Employment Development in Albania” (SEED Shqipëri – Mbështetje për Zhvillimin e Edukimit dhe Punësimit në Shqipëri).
    Qëllimi i thirrjes është të përmirësojë cilësinë e edukimit në kuadrin e orientimit të biznesit dhe/ose minimizimit të barrierave për gratë dhe të rinjtë të përfshirë në sektorin e turizmit.

    Ju lutem lexoni me kujdes Thirrje per Koncept Ide _ SEED Shqiperi _QZHK Sot per te Ardhmen
    përpara se të plotësoni Formulari i Koncept Idesë_SEED Shqiperi

    Koncept ideja të dërgohet elektronikisht në adresën e e-mailit: info@cdc-tff.org  me subjekt: “Koncept ide për grante SEED Shqipëri”

    Afati i fundit i dorëzimit të koncept idesë është data 2 Maj 2016, ora 19:00

    Për çdo informacion në lidhje me thirrjen, të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë pyetjet e tyre me subjekt “Interesim për Thirrje për Aplikim” në adresën e email: info@cdc-tff.org deri më datën 27 Prill 2016.