SEED – Trajnimin Rajonal “Metodat Inovative në zhvillimin e ideve të reja”
Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Bashkitë Shkodër, Lezhë dhe Pukë në kuadër të Marrëveshjeve respektive të Partneritetit për Projektin SEED
“Mbështetje për Edukimin dhe Punësimin në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi”, realizoi Trajnimin Rajonal “Metodat Inovative në zhvillimin e ideve të reja”, me pjesemarrjen tripaleshe: qeverisje vendore -bizneset kryesore-organizata te shoqerise civile te zhvillimit vendor, Shkoder, Lezhe, Puke.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është të ofrojë disa mënyra për të qënë sa më inovativë në përpjekjet e përditshme për të ngritur punën dhe për të avancuar më tej, qoftë ky një institucion, biznes apo organizatë si: prezantimi i mënyrave se si mund të gjenden risitë dhe inovacionin në punë, roli në këtë proces, procesi i nxitjes së inovacioni në zhvillimin e punës dhe biznesit.
Risite dhe inovacioni ndikojne ne krijimin e nje mjedisi miqesor, bashkepunues dhe gjitheperfshires per te rritur te ardhurat ne vend, sidomos ne fushen e sherbimeve ne turizem.