SEED – Cikli i Trajnimeve të aftësimit në jetë
Në kuadër të programit SEED “Mbështetje per Zhvillimin e Edukimit dhe Punësimit Shqipëri, Kosovë, Serbi”,
në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Shkodër, Bashkitë Shkodër, Pukë dhe Lezhë, Zyrat e Punës, dhe mbështetjen e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe sektorit privat në fushën e turizmit, po zhvillon ciklin e trajnimeve të aftësimit në jetë (life skills) për përfituesit e programit SEED. Nëpërmjet këtij cikli trajnimesh, pjesëmarrësit po trajnohen për të zhvilluar aftësitë ndërpersonale, të menaxhimit vetjak, aftësive në praktikë dhe në kërkim të punësimit sipas tregut të punës.
Ky cikël trajnimesh ka për qëllim të ngrejë kapacitetet e punëkërkuesve për të hyrë në tregun e punës, si dhe të punësuarve të pakualifikuar për të siguruar një punësim të qëndrueshëm.