SEED – Kurrikula për Bujtinat
Në kuadër të programit SEED “Mbështetje per Zhvillimin e Edukimit dhe Punësimit Shqipëri, Kosovë, Serbi”, QZHK “Sot për të Ardhmen” në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, dhe mbështetjen e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë punoi me grupin e ekspertëve për hartimin e kurrikulës së parë në Shqipëri mbi Bujtinat. Kjo Kurrikulë vjen si nevojë e tregut të punës për forcë pune të kualifikuar dhe bashkëkohore. Kurrikula është e ndërtuar duke ndërthurur konceptet më bashkëkohore të aplikuara me praktikën tradicionale të bujtinave dhe spektrin e gjerë të përpunimit të ushqimeve tradicionale. Me vlerat e veçanta që ka territori shqiptar në fushën e turizmit, kjo kurrikulë bëhet e aplikueshme në të gjithë vendin, si dhe siguron zbatimin si nga qendrat e formimit profesional, ashtu dhe nga shkollat profesionale të turizmit në Shqipëri. Grupi i Ekspertëve, AKAFPK dhe MMSR kanë siguruar hartimin e kurrikulës sipas standarteve kombëtare dhe strukturës së re të kurrikulave në Shqipëri.
QZHK “Sot për të Ardhmen” në kuadër të programit SEED, starton zbatimin e kësaj kurrikule në rajonet e mbuluara nga program SEED, Shkodër, Pukë dhe Lezhë, duke krijuar praktika të mira për zbatimin e kësaj kurrikule dhe në bashki të tjera të Shqipërisë.