8 Mars – Dita Ndërkombëtare e Gruas
Më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, thirrja për të respektuar të drejtat e tyre kumbon më fort. Të zotuar për të luftuar Dhunën ndaj Grave e Vajzave dhe arritjen e Barazisë Gjinore, institucionet e Mekanizmit të Referimit kundër Dhunës në Familje, vijojnë punën për të realizuar menaxhimin në kohë dhe me efektivitetet të rasteve që raportojnë dhunë me bazë gjinore. Rrjeti i Qendrave për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen?” në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës dhe së bashku me angazhimin e vullnetarëve të shoqërisë civile të Rrjetit “Sot për të Ardhmen” e Csdc Durres, publikoi në ballinat e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë numrin jeshil falas si dhe rrjetin e Reagimit të Koordinuar kundër Dhunës në Familje. Të gjithë viktimat e dhunës që i drejtohen Policisë e Gjykatës mund të marrin informacion për numrin jeshil pa pagesë 0800 9888 që “Sot për të Ardhmen”
ka në dispozicion 24 orë për viktimat të dhunës në familje, si dhe për detyrimet e të gjithë anëtarëve të rrjetit.