Pozicion Pune Vakant – Këshilltar Teknik për Bashkëpunim me Biznesin në Shqipëri

    Vendi: Shqipëri
    Autoriteti Kontraktues: TARA Int. Consulting
    Pozicioni lidhet me: Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” (QZHK-Sot për të Ardhmen)
    Referenca: 1980-03/2014 SEED Edukim dhe punësim për të rinjtë dhe gratë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi
    Burimi i financimit: Agjencia Austriake për Zhvillim përmes Volkshilfe Solidaritat Austri
    Kohëzgjatja e pozicionit të punës: Shkurt – Dhjetor 2016
    Lloji: Shërbim
    ____________________________________________________

    Përshkrimi i Projektit
    SEED – Mbështetje për Zhvillimin e Edukimit dhe Punësimit në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi është financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim. Organizatat partnere zbatuese janë “Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” – Shqipëri, “Syri i Vizionit” – Kosovë. “Tara Intl Consulting”, “Qendra Humanitare Novi Sad” – Serbi dhe partneri kryesor lider është Volkshilfe Solidaritat.

    Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë qasjen në tregun e punës për gratë dhe të rinjtë për të zbutur varfërinë dhe për të kontribuar në barazinë gjinore.

    Rezultatet e pritshme janë:
    1. Vendosja dhe funksionimi i strukturave të shkëmbimit të njohurive në nivel ndërkufitar
    2. Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi punësimin e gratë dhe të rinjtë

    Shqipëri
    Programi në Shqipëri implementohet nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” (QZHK “Sot për të Ardhmen”), dhe është fokusuar në krijimin e një terreni të suksesshëm për trajnime profesionale dhe aftësimit për jetën për gratë dhe të rinjtë përfitues të projektit, dhe në të njëjtën kohë në përfshirjen e institucioneve lokale dhe aktorëve të tjerë privatë në një proces të qëndrueshëm dhe të përbashkët të fuqizimit të grave dhe të rinjve.

    Përshkrimi i punës:
    Këshilltari Teknik për Bashkëpunim me Biznesin në Shqipëri do të jetë përgjegjës për lidhjen e bizneseve private në fushat specifike të programit me përfituesit dhe OJQ-të. Kjo jo vetëm që do të rrisë bashkëpunimin ndërmjet aktorëve jo-shtetërorë dhe sektorit të biznesit në vend, por gjithashtu do të sigurojë një qasje më të lehtë për përfituesit drejt punëdhënësve potencialë. Gjithashtu duhet të sigurojë mbështetje në themelimin e NVM-ve në rajonet e përzgjedhura si dhe lidhjen e produktit të tyre drejtpërdrejt me tregun. Nga ana tjetër, Këshilltari Teknik duhet të ofrojë këshillim dhe konsultim të rregullt për organizatën partnere (QZHK “Sot për të Ardhmen”) me synim identifikimin dhe përpilimin e strategjive për përmirësimin e aksesit dhe mundësive të bashkëpunimit me sektorin privat në vend.
    Lidhja e Kompanive Austriake të themeluara në Shqipëri apo e investitorëve dhe sipërmarrësve potencial austriakë me organizatën partnere (QZHK “Sot për të Ardhmen”) nga njëra ana dhe e përfituesve nga ana tjetër do të sigurojë një përfitim shtesë.
    Ky pozicion do të jetë gjithashtu përgjegjës për përhapjen e shembujve më të mirë të praktikave dhe mësimeve të nxjerra për integrimin e grave dhe të rinjve në tregun e punës. Këto rezultate do të ndahen me autoritetet lokale dhe aktorë të tjerë relevantë.
    Për më tepër, Këshilltari Teknik do të mbështesë koordinatorin e programit në planifikimin dhe realizimin e Aktiviteteve Monitoruese dhe Vlerësuese.
    Kualifikimet e Nevojshme të Këshilltar Teknik

    • Kualifikimi arsimor: Diplomë Universitare në nivel “Bachelor” në Ekonomi, Menaxhim ose në një profil të ngjashëm; Studimet pasuniversitare përbëjnë avantazh
    • Përvoja: Përvojë pune në fushën përkatëse
    • Aftësitë gjuhësore Anglisht – rrjedhshmëri në të folur dhe në të shkruar / Njohuria e gjuhës lokale -domosdoshmëri

    Qasja e trupit Kontraktues që duhet të merren në konsideratë
    TARA International Consulting (TARA IC) është organi zbatuese për Komponentin e Zhvillimit të Kapaciteteve SEED, në emër të VHSol, dhe ndjek politikën e këtij të fundit në këtë program.
    Pozicioni është i lidhur me Organizatën Partnere Vendase (QZHK „Sot per të Ardhmen“). Këshilltari Teknik do të kryej detyrat e veta në kuadër të programit vendas, të implementuar nga QZHK „Sot për të Ardhmen“.
    VHsol është një OJF e themeluar me qëllim ofrimin e ndihmës humanitare në mbarë botën për njerëzit në nevojë, pavarësisht prejardhjes, gjinisë apo besimit fetar që ata kanë. Puna e VHsol është e orientuar drejt objektivave austriake dhe ndërkombëtare të bashkëpunimit për zhvillim. Prandaj VHsol pret që të gjithë të kontraktuarit e saj të respektojnë vlerat e saj siç edhe gjenden në faqen e internetit të VHsol: http://www.volkshilfe.at/weltweit

    Në lidhje me detyrat e kontraktuara TARA IC pret që rezultatet të përfshijnë në konsideratë
    • kërkesat dhe nevojat e grupit/grupeve të synuar të projektit,
    • qasjet dhe parimet e vendit të synuar dhe
    • aspekte të qëndrueshmërisë.
    Aplikanti/ja duhet të dërgojë CV-në dhe një letër interesi në adresën e email-it të poshtëshënuar.
    Ju lutemi të vendosni në subjektin e email-it pozicionin e punës për të cilin aplikoni.

    Email: info@cdc-tff.org

    Data e mbylljes së aplikimeve: 29 janar 2016
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të informohen për më tej.