Drejtësia për të Miturit
Puna me fëmijët dhe prindërit vijon me fokusin në programin “Drejtësia për të Miturit”. Në kuadrin e këtij programi do të startojnë trajnimet me fëmijë, të rinj dhe prindër në Tiranë, Durrës dhe Pukë mbi njohjen dhe respektimin e ligjeve, të drejtat dhe detyrimet ligjore jo vetëm të fëmijëve, por duke synuar dhe angazhimin prindëror drejt një qasje qytetare dhe sipas ligjit për fëmijët e tyre. Më tej ky program do të trajtojë gjithashtu rastet të ndryshme të dënimeve alternative për te miturit dhe/ose prindërit në kundërshtim me ligjin, duke i integruar ata në shoqëri nëpërmjet edukimit komunitar dhe dhe shërbimeve që promovojnë normat dhe vlerat në shoqëri larg krimit. Një hap tjetër është dhe njohja me institucionet e ligjit, procedurat ligjore nëpërmjet vizitave studimore dhe takimeve të hapura me qytetarët. Si një ndërhyrje të qëndrueshme programi nëpërmjet prindërimit synon qasje gjithëpërfshirëse, duke harmonizuar aktivitetet për një rang më të gjerë përfituesish, në mënyrë që individët (fëmijë, të rinj, prindër) në kundërshtim me ligjin të mbështeten që të pozicionojnë veten në një shoqëri sipas ligjit.