Pozicion Pune Vakant – Jurist/e (Avokat/e)
Vendodhja: Tiranë, Durrës, Pukë
Punëdhënës: “Sot për të Ardhmen” – Qendra Për Zhvillim Komunitar
Referenca: Programi “Drejtësia për Minorët”
Tipi Kontratës: Me kohë të pjesshme, Shkurt – Korrik 2016
____________________________________________________
“Sot Për të Ardhmen”
“Sot për të Ardhmen” është rrjet lider në Shqipëri për mobilizim dhe fuqizim të komuniteteve në nevojë.
Udhëhequr nga vizioni dhe duke përdorur metoda inovative dhe gjithëpërfshirëse, “Sot për të Ardhmen” ka krijuar përqasje të suksesshme të fuqizimit gjinor; vullnetarizmit; aktivizmit; mbrojtjes së mjedisit; ndërmjetësimit për punësim; shërbimeve, përfshirjes dhe mobilizimit komunitar, në partneritet të ngushtë me qeverisjen qendrore dhe vendore, agjensitë kombëtare dhe ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe sektorin privat.
“Sot për të Ardhmen” ka shtrirje kombëtare me programet e tij si dhe tre qendra të rëndësishme në Tiranë, Durrës dhe Pukë. “Sot për të Ardhmen” punon në këto drejtime: Qendrat dhe shërbimet komunitare, Barazia Gjinore dhe shërbimet kundër dhunës në familje, Formimi profesional dhe punësimi, Mbrojtja dhe shërbimet mjedisore, Mirëqeverisja dhe bashkëpunimi institucional.
Përshkrimi i Pozicionit të Punës:
Juristi/ja do të jetë pjesë e grupit të punës për zbatimin e programin mbi drejtësinë për minorët në Tiranë, Durrës dhe Pukë.
Do të hartojë manualet për njohjen e legjislacionit dhe institucionet e ligjit nga të rinjtë/fëmijët dhe prindërit e tyre.
Do të mbështesë punonjësit socialë dhe mobilizuesit e komunitetit në trajnimet e prindërimit në lidhje me aspektet ligjore të drejtësisë miqësore për fëmijët.
Do të mbështesë drejtuesin e programit në lidhje me institucionet e drejtësisë si gjykata, prokuroria, shërbimi i provës, etj në formulimin e kontratave dhe detajeve të tjera juridike sipas programit.
Do të mbajë lidhje me Shërbimin e Provës dhe Gjykatat në lidhje me ekzekutimin e dënimeve alternative. Pozicioni i punës kërkon një angazhim me kohë të pjesshme deri në Korrik 2016.
Do të mbështesë juridiksht rastet e fëmijve apo prindërve të tyre në konflikt me ligjin.
Kualifikimet e kërkuara:
- Te këtë mbaruar studimet në juridik.
- Të ketë eksperiencë punë në fushën e kërkuar juridike dhe/ose avokatore
- Të ketë njohje të plotë e të përditësuar të të gjitha ndryshimeve të ligjeve nga reforma në drejtësi për minorët
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze
- Të jetë i/e motivuar dhe fleksibël me ngarkesën e punës dhe lëvizjen nëpër Shqipëri.
- Mundësisht të ketë përvojë akademike
- E preferueshme licensa e avokatit.
Aplikanti/ja duhet të dërgojë CV-në dhe një letër interesi në adresën e email poshtëshënuar. Ju lutemi të vendosni në subjektin e email-it pozicionin e punës për të cilin po aplikoni.
Email: info@cdc-tff.org
Aplikimet priten deri më: 29 Janar 2016
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të informohen për më tej.