Pozicion Pune Vakant – Financier/e
Vendodhja: Tiranë
Punëdhënës: “Sot për të Ardhmen” – Qendra për Zhvillim Komunitar
Tipi Kontratës: Me kohë të pjesshme
____________________________________________________
“Sot Për të Ardhmen”
“Sot për të Ardhmen” është rrjet lider në Shqipëri për mobilizim dhe fuqizim të komuniteteve në nevojë.
Udhëhequr nga vizioni dhe duke përdorur metoda inovative dhe gjithëpërfshirëse, “Sot për të Ardhmen” ka krijuar përqasje të suksesshme të fuqizimit gjinor; vullnetarizmit; aktivizmit; mbrojtjes së mjedisit; ndërmjetësimit për punësim; shërbimeve, përfshirjes dhe mobilizimit komunitar, në partneritet të ngushtë me qeverisjen qendrore dhe vendore, agjensitë kombëtare dhe ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe sektorin privat.
“Sot për të Ardhmen” ka shtrirje kombëtare me programet e tij si dhe tre qendra të rëndësishme në Tiranë, Durrës dhe Pukë. “Sot për të Ardhmen” punon në këto drejtime: Qendrat dhe shërbimet komunitare, Barazia Gjinore dhe shërbimet kundër dhunës në familje, Formimi profesional dhe punësimi, Mbrojtja dhe shërbimet mjedisore, Mirëqeverisja dhe bashkëpunimi institucional.
Përshkrimi i Pozicionit të Punës:
Financieri/ja do të jetë përgjegjës/e për kryerjen e transaksioneve financiare të projekteve të ndryshme të organizatës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregullat e prokurimit dhe rregulloret përkatëse të donatorëve, kodit të punës, dhe kërkesave të auditit.
Financieri/ja do te jetë përgjegjës/e për përgatitjen e raporteve financiare, të transaksioneve dhe raportimin e tyre.
Në mënyrë të veçantë do të mbështesë Menaxheren e Financës për raportimet financiare, auditet dhe bilancin.
Detyra të tjera mund t’i shtohen gjatë punës sipas kërkesave financiare të projekteve.
Financieri/ja kërkohet të këtë njohje të mirë të legjislacionit dhe rregulloreve përkatëse të veprimtarisë ekonomike të organizatave jofitimprurëse si dhe të subjekteve fitimprurëse.
Eksperienca në sektorin privat dhe të shoqërisë civile është një aset. Pozicioni i punës kërkon një angazhim me kohë të pjesshëm.
Kualifikimet e kërkuara:
- Te këtë mbaruar studimet në degën Financë, Kontabilitet.
- Të ketë eksperiencë pune në menaxhimin financiar të projekteve, dhe/ose sektorit privat
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze
- Të jetë i/e motivuar dhe fleksibël me ngarkesën e punës.
- Të jetë sistematik dhe i programuar
- E preferueshme të ketë njohuri e të punojë me programin Quick Book, Financa 5
Aplikanti/ja duhet të dërgojë CV-në dhe një letër interesi në adresën e email poshtëshënuar. Ju lutemi të vendosni në subjektin e email-it pozicionin e punës për të cilin po aplikoni.
Email: info@cdc-tff.org
Aplikimet priten deri më: 29 Janar 2016
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të informohen për më tej.