Lumturia fillon me Familjen
Rrjeti i Qendrave për Zhvillim Komunitare “Sot për të Ardhmen” në bashkëpunim me partnerë të tjerë në Durrës, rifillon programin vjetor “Lumturia fillon në Familje”. Programi synon forcimin dhe ndërtimin e familjeve të shëndetshme, ku mbizotëron dashuria, komunikimi dhe vullneti për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme në familje dhe komunitet. Ky program ndërthur aktivitetet mujore me angazhime respektive me familjet për një periudhë 9 mujore.