ManiFest 5♀/5♂
Në vijim të punës për arritjen e barazisë gjinore në Shqipëri, Rrjeti i Qendrave për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, përpos aktiviteteve te zhvilluara çdo muaj më datë 25 – Dita Portokalli, starton Fushatën e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.
Qëllimi i fushatës së këtij viti me temë “Bëje botën portokalli. Jepi fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.” është ndërtimi i partneritetit midis burrave dhe grave drejt barazisë gjinore dhe një mjedisi të sigurtë e pa dhunë në shoqërinë shqiptare nëpërmjet gjithë-përfshirjes, aksioneve institucionale, përfshirjes aktive të burrave dhe djemve, ambasadorëve të vullnetit të mirë, liderëve fetarë si agjentë ndryshimi, institucioneve publike, sektorit privat, medias etj.
Fushata ManiFest do të zhvillohet në Tiranë, Durrës, Lezhë, Pukë, Shkodër etj.