Shkolla e Artit në QZHK “Sot për të Ardhmen”
Vazhdon Shkolla e Artit në QZHK “Sot për të Ardhmen” në Durrës. Ky projekt u ka dhënë mundësinë fëmijëve pjesëmarrës të rrisin aftësitë e tyre:
– sociale duke trajtuar probleme që lidhen me to, me familjen dhe komunitetin përreth për t’i analizuar më tej me sy kritik e për të tentuar të gjejnë zgjidhje brenda kapaciteteve të tyre;
– rekreative dhe – duke përdorur kreativitetin në vizatim, pikturë, muzikë, kërcim, fotografi, për të ricikluar dhe rivlerësuar materialet pa vlerë, etj.
Tashmë fëmiëjt bashkë me mësuesit po bëhen gati për të ideuar Fotonovelën dhe për të realizuar Ekspozitën me Piktura. Ato do të jenë pasqyrë e punës së mrekullueshme të bërë deri më tani.