Mbështetje për Formim Profesional dhe Edukim

    Në kuadër të programit për mbështetje në formim profesional dhe edukim, “Sot për të Ardhmen” fillon procesin e përgatitjes së grupeve të të rinjve dhe grave në formim profesional, në bashkëpunim me zyrat e punës dhe qendrat e formimit profesional në Shkodër, Lezhë dhe Pukë. Në përfundim të këtij procesi pritet që këto grupe të fillojnë trajnimet profesionale në kurset e përzgjedhura, si dhe trajnimet profesionale për nxitjen e sipërmarrjes së vogël.