Mbrojta dhe shërbimet mjedisore
Në kuadër të punës së “Sot për të Ardhmen” si anëtar i rrjetit të shërbimeve mjedisore të SENIOR-A, pas një serie aktivitetesh ndërgjegjësimi dhe shërbimi mjedisor, në tryezën e rrumbullakët të zhvilluar në Bashkinë Durrës me institucionet e referencës dhe komunitetin u diskutuan dhe u validuan gjetjet në lidhje me shërbimet e ujit të pijshëm dhe të largimit të ujrave të ndotura në zonën funksionale Durrës, sipas kampionimit të bërë në bazë të 100 pyetësorëve, intervistimit të drejtëpërdrejtë dhe procesit të vëzhgimit.
Pas validimit, do të dalë dhe raporti i analizës së situatës aktuale në qytetin e Durrësit në lidhje me nivelin e aksesit dhe ofrimit të shërbimit për ujin e pijshëm dhe largimin e ujrave të ndotura.