Dita Portokalli – “Bëje të ardhmen portokalli: angazhimi i të rinjve për të parandaluar dhe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”
Në vazhdën e aktiviteteve mujore të ditës portokalli, fushata UNiTE për muajin Korrik 2015 nënvizon rolin e një grupi të veçantë të shoqërisë, të rinjtë. Përpjekjet e tyre konsiderohen si vitale që e ardhmja pa dhunë për gratë dhe vajzat të bëhet realitet. Prandaj tema e aksionit për Ditën Portokalli, 25 korrik do të jetë: “Bëje të ardhmen portokalli: angazhimi i të rinjve për të parandaluar dhe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”. Në këtë kuadër, “Sot për të Ardhmen” do të ndërmarrë aktivitete në bashkitë Durrës, Tiranë dhe Pukë duke aktivizuar grupin e vullnetarëve dhe të rinjve të rrjetit.