Vazhdojnë Kampet Verore për të rinjtë dhe fëmjët
“Sot për të Ardhmen” vijon kampet verore për të rinjtë dhe fëmijët në qendrat komunitare Durrës dhe Pukë, të shtrira gjatë periudhës Korrik – Gusht 2015. Kampi veror synon të rrisë ndërveprimin midis fëmijëve dhe të rinjve si dhe të rrisë kapacitetet e tyre sociale, edukative, fizike dhe të menduarit kritik për t’i vënë në funksion të aktiviteteve të tyre të përditshme. Kampet verore në Durrës mbështeten nga Ëorld Vision. Me një program të ndërthur dy javor për të rinjtë dhe dy javor për fëmijët, kampet respektive synojnë që përveç argëtimit, lojrave pushimit pranë detit në Durrës, dhe ekskursioneve në Pukë, fëmijët dhe të rinjtë të krijojnë ndërveprim social, të përmirësojnë aftësitë e tyre fizike dhe edukative, të nxiten të kenë mendim të pavarur dhe kritik mbi tema të ndryshme sociale, të mësojnë dhe të aftësohen në punën në grup, si dhe të menaxhojnë konfliktet. Programi i kampeve ka të përfshirë dhe procesin e vlerësimit psikologjik, të dëshirave dhe pritshmërive të të rinjve dhe fëmijëve para dhe pas kampit.