Lumturia fillon me Familjen
Për të dytin vit rradhazi, “Sot për të Ardhmen” në bashkëpunim me partnerë të tjerë të Durrësit, mbyllin me një ceremoni festive, programin vjetor “Lumturia fillon në Familje”. Ky program synon që që të ngrenë familje të shëndetshme, ku njerëzit e duan njëri-tjetrin, komunikojnë dhe ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme. Gjatë vitit, përveç aktiviteteve mujore dhe angazhimeve respektive me familjet, janë bërë dhe aktivitete masive si Dita Ndërkombëtare e Familjes, që u zhvillua në sheshin kryesor të Durrësit, ku theksi iu vu promovimit të familjes, së bashku me qytetarët e Durrësit, partnerët të “Sot për të Ardhmen”, institucioneve të pushtetit vendor. Aktiviteti u përshëndet dhe nga Kryetari i Bashkisë Durrës z. Vangjush Dako. Në ceremoninë përmbyllëse, familjet patën mundësi të shijonin kohë cilësore me njeri tjetrin, si dhe të ndanin eksperiencat e fituara përgjatë vitit dhe të nxirrnin në pah ndryshimin pozitiv individual dhe familjar. Në fund të ceremonisë, familjeve iu shpërndanë dhurata të ndryshme, si dhe për familjet që reflektuan rritjen më të madhe të cilësisë së jetës falë programit, u shpërndanë dhurata familjare si lavatriçe, tapete, set kuzhine etj.