Gruaja e Vitit 2014
Inisiativa “Gruaja e Vitit” filloi në 2014 nga Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center, dhe ka për qëllim fuqizimin e kauzës së të drejtave dhe avancimit të grave dhe vajzave në Shqipëri, si një mjet që kontribuon në evidentimin dhe mbështetjen e tyre në fusha të vështira shoqërore si politika, ekonomia/biznesi dhe shoqëria civile. Gjatë vitit 2014 nga nominimet online u zgjodhën 46 kandidatura nga tre kategori: Politikë, Ekonomi/Biznes, Shoqëri Civile. Pas një përzgjedhje paraprake të emrave të nominuar nga anëtarët e Koalicionit, garën mundën ta vazhdonin vetëm 10 gra në Politikë, 3 gra në Ekonomi/Biznes dhe 9 gra në Shoqëri Civile. Më pas propozimet e zgjedhura u votuan dhe u vlerësuan nga publiku. Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit “Sot për të Ardhmen”, znj. Fabiola Egro, bën pjesë në 9 gratë e përzgjedhura nga Shoqëria Civile, si një nga emrat e spikatur të shoqërisë civile në kauzën e barazisë gjinore dhe në advokimin për të drejtat, fuqizimin dhe integrimin e grave në shoqërinë shqiptare, duke përqendruar punën e saj të palodhur në frontin e parë të lëvizjes për statusin e grave në shoqërinë shqiptare, që në fillimet e demokracisë së brishtë në Shqipëri e në vazhdim.
https://en.wikipedia.org/wiki/Fabiola_Laco_Egro