Avon Foundation dhe Future without Violence
“Ne e vlerësojmë Qendrën për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” për përdorimin inovativ të komunikimit në fushatën për parandalimin dhe përfundimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në çdo cep të botës” tha Esta Soler, Futures Without Violence, Presidente dhe Themeluese. “Që nga lançimi i Edicionit Communications X-Change, jemi impresionuar vazhdimisht për kreativitetin dhe kalibrin e fushatës. Kjo fushatë është një frymëzim për ndalimin e dhunës në komunitetet rreth botës dhe një katalizator për ndryshim.”
Avon Foundation dhe Future without Violence (Rrjeti Global për Fushatat Inovative kundër Dhunës me Bazë Gjinore) në Edicionin e Tretë Botëror të Çmimit të Komunikimit Avon 2014 kanë përzgjedhur “Sot për të Ardhmen” si një prej 20 finalistëve të Edicionit, prej më shumë se 870 aplikime nga 303 organizata në 78 vende të Botës, për fushatën e saj kundër dhunës me bazë gjinore dhe për barazinë gjinore 2013-2014.
http://xchange.futureswithoutviolence.org/communicationsawards2014