Java Kombëtare e Ndërgjegjësimit për largimin e fëmijëve nga Rruga
Nisin në Durrës aktivitetet në kuadër të Javës Kombëtare të Ndërgjegjësimit Për Largimin e Fëmijëve nga Rruga. Ky koncert u organizua nga Bashkia Durrës, Terre des Hommes, Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” me mbështetjen e ASHMDF, Hotel Palace dhe Emar Design, me qëllim mbledhjen e fondeve për të ndihmuar fëmijët në situatë rruge. Java do të vazhdojë me aktivitete të tjera sensibilizuese duke u mbyllur me një mbrëmje bamirësie Gala.