Bashkia Tiranë
“Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” është partner i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë në lidhje me shërbimet sociale si mbështetje psikologjike, ligjore, ngritje kapacitetesh etj, si dhe në lidhje me angazhimin në ndërgjegjësimin qytetar përmes ndërhyrjeve dhe fushatave innovative dhe gjithëpërfshirëse.
Organizata është anëtare e Rrjetit të Mekanizmit të Referimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe në familje në Tiranë, kurse nëpërmjet numrit të gjelbër 0800 9888 shërbimet e saj shtrihen më gjerë.”
(Bashkia Tiranë)