Bashkia Durrës
“Sot për të Ardhmen” është një partner i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë dhe të drejtorive të ndryshme në përqasjen institucionale dhe në rekomandimet dhe mbështetjen e dhënë për arritjen e politikave sociale ndaj grupeve në nevojë. Bashkia Durrës beson se “Sot për të Ardhmen” do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm për komunitetin e zonës së Ish-Kënetës, por edhe për të gjitha komunitetet ku operon, vlerësuar kjo nga numri i madh i aktiviteteve që organizon në bashkëpunim me institucionet publike dhe organizatat e tjera.”
(Bashkia Durrës)