Anëtare e grupit komunitar në Durrës
“Ne jemi të ardhur në ish-Kënetë dhe pavarësisht arsimimit jeta në familjen tonë është e vështirë. Unë kam guximin të flas për gjërat që nuk shkojnë, por nuk ngrihet zëri në hava kot. Jam e lumtur që energjinë time kam mundësi ta përdor për banorët e lagjes dhe këtë ma mundësoi “Sot për të Ardhmen”. Unë jam pjesë e grupit të komunitetit për shërbimet publike dhe mblidhemi rregullisht për të diskutuar problemet me ujin, rrugët, pastrimin etj. “Sot për të Ardhmen” na ka hapur dyert dhe ka bërë që zëri ynë të dëgjohet në Bashkinë Durrës. Jam e lumtur që po jap këtë dëshmi, dhe me kënaqësi po ju tregoj dhe foton gjatë fjalës sime në Këshillin Bashkiak Durrës për furnizimin me ujë të zonës së Ish-Kënetës.”
(K.N. 46 vjeç, është anëtare e grupit komunitar në Durrës për shërbimet publike dhe aktiviste në fushatat dhe aksionet e ndërgjegjësimit qytetar)