Paola – Grupi i vullnetareve te rrjetit “Sot për të Ardhmen”

    Untitled“Jam studente e Shkencave Sociale dhe pjesë e grupit vullnetar të të rinjve të rrjetit “Sot për të Ardhmen”. Është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Së bashku me vullnetarët e tjerë japim kontributin tonë i cili jo vetëm vlerësohet, por unë vë re që tashmë kemi fituar dhe zhdërvjelltësi në dhënien e tij. Psh., jemi bërë më të shpejtë, më të organizuar dhe më efikasë në aksionet e vullnetarizmit në komunitet, në debatet e organizuara apo dhe në media. Veprimet tona kanë marrë vlerë dhe në aspektin personal: kemi krijuar miq e mundësi për të njohur njerëz dhe zona të ndryshme të Shqipërisë, duke na mundësuar eksperienca të reja; kemi rritur vetbesimin në aftësimin tonë individual dhe në shprehjen e mendimit kritik. Stafi i “Sot për të Ardhmen” është i jashtëzakonshëm dhe mbështetës edhe për karrierën personale të gjithsecilit prej nesh. Sigurisht që në këtë grup socializimi është i shkëlqyer!

    Paola – Grupi i vullnetareve te rrjetit “Sot për të Ardhmen”