Rast i mbijetuar dhunës në familje
“E kam duruar dhunën shumë gjatë. Aq gjatë sa më dukej sikur kisha lindur me të. Ndonjëherë mendoja se zgjidhja e vetme ishte t’i jepja fund jetës sime. Kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar gjithmonë një martesë të lumtur me shumë fëmijë dhe të kisha një punë të mirë. Më mbetën ëndrra dhe nuk munda të realizoj asnjërën… derisa ju më dhatë dorën për ëndërruar dhe bërë realitet hap pas hapi dëshirat e mia!”
(M.S 35 vjeç –rast i një të mbijetuar nga dhuna në familje. Ajo është ndihmuar përmes mbështetjes psikologjike e juridike, më pas është mbështetur me një kurs në parukeri si dhe u ndërmjetësua për të filluar punë në një sallon parukerie në Tiranë. Ajo gjithashtu është aktivizuar në grupin e grave për të ndihmuar rastet e dhunës në familje.)