Rast i ndihmuar në punësim
“Kam qenë e pashpresë! Jam ndjerë e pafuqishme që nuk mund t’u siguroja as bukën fëmijëve të mi. Pa Punë, pa një pension, pa asgjë!
Tani jam shumë më mirë. Kam një pagë mujore dhe kam një vend ku shkoj, takohem e flas me shoqe që më mbushin ditën. Fëmijët më thonë që kam filluar të buzëqesh!”
(D.P. 56 vjeç – është një rast i ndihmuar nga “Sot për të Ardhmen” në Pukë. Ajo dhe fëmijët e saj janë mbështetur në aspektin psiko-social si dhe përmes ndërmjetësim për punësim. D.P është pjesë e grupit social të grave, sikurse fëmijët e saj janë pjesë aktive e grupit të të rinjve në Pukë)