Dita Portokalli

    Në korrik të vitit 2013 Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, shpalli datën 25 të çdo muaji si Dita Portokalli, si një nismë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. Rrjeti “Sot për të Ardhmen” është bërë pjesë e kësaj dhe në 25 të çdo muaji organizon aktivitete të ndryshme të cilat nxjerrin në pah çështjet që lidhen me parandalimin dhe dhënien fund të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Kjo fushatë na ndihmon që luftën tone kundrejt fenomeneve të tilla të mos t’a përqëndrojmë vetëm një herë në vit më 25 Nëntor (Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave), por çdo muaj.

    Ditët PORTOKALLI 2017

    25 Tetor
    QZHK SPA në Tiranë organizoi me vajzat dhe gratë e Njësisë Administrative Petrela një takim ku u theksua rëndësia e edukimit të fëmijëve për barazinë gjinore, raportimin e dhunës në familje dhe krijimin e marrëdhënieve të shëndosha familjare, ndërsa në Durrës, në një takim me gratë e ish-zonës së Shpërndarjes u diskutua mbi pengesat e jetës së përditshme në aksesin fizik në shërbime; infrastruktura e dobët e transportit; siguria fizike; kulturore që kufizojnë lëvizshmërinë e grave ose shkurajojnë gratë që të hyjnë në sferën publike. Në Pukë – Dita e Portokallit u organizua me vajza dhe gra që jetojnë në komunitetet rurale dhe sfidat e tyre për të raportuar dhunën në familje. Qasja e lehtë në shërbime përfshin fuqizimin e grave dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

    25 Shtator
    Në Tiranë u organizua një aktivitet sensibilizues në Qendrën Sociale Multidisiplinore të Njësisë 9, Bashkia e Tiranës. Pjesëmarrësit diskutuan për familjet e shëndetshme, llojet e dhunës që hasën dhe si mund ta eliminojmë këtë dhunë në familje.
    Në takim u diskutuan këto tema: dhuna në familje, marrëdhëniet e shëndosha familjare, si të kërkoni ndihmë në rast të dhunës, se si shoqëria trajton njerëzit e moshuar etj.

    Në Durrës ktiviteti u organizua në Qendrën e Përjetshme Ditore. Pjesëmarrësit kishin tendencën të flisnin për dhunën në familje si një çështje që nuk i prek ata, por të tjerët, ndërsa në Pukë, vullnetarët e QZHK “Sot për të Ardhmen” – Pukë u përfshinë në mënyrë aktive për të ofruar shërbime për njerëzit e moshuar, për të diskutuar së bashku mbi dhunën në familje dhe shërbimet konkrete të ofruara në rast të dhunës. Pjesëmarrësit u inkurajuan që të shprehin shqetësimet e tyre lidhur me familjen dhe komunitetin.

     

    25 Gusht
    Rrjeti i Qendrave për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” iu është gjendur pranë komuniteteve ku punon dhe veçanërisht vajzave dhe grave në rastet e krizave të emergjencës (përmbyjtjesh, stuhive të dëborës etj). Në këto situata fatkeqësish natyrore vajzat dhe gratë mund të jenë edhe më të rrezikuara nga dhuna në familje. Qëllimi i këtyre takimeve ishte parandalimi në kohë i dhunës me bazë gjinore dhe raportimin i saj.

    25 Korrik
    Të rinjtë e Rrjetit “Sot për të Ardhmen” në Tiranë, Durrës dhe Pukë organizuan takime ndërgjegjësuese mbi dhunën kibernetike ndaj vajzave dhe grave, mënyrat për të ruajtur privatësinë dhe përdorimin e kujdesshëm të rrjeteve social, si: Face Book , Instagram, Snap-chat etj. Të rinjtë raportuan për raste kur janë ndjerë keq për shkak të gjuhës së urrejtjes të përdorur në median sociale, ndërsa për prindërit ishte mjaft shqetësuese varësia nga interneti e fëmijëve të tyre dhe pasojat negative në mirëqenien emocionale dhe sociale të tyre.


    25 Qershor
    Aktivistë dhe të rinj të Rrjetit “Sot për të Ardhmen” në Ditën Portokalli, dedikuar Dhunës ndaj Vajzave dhe Grave Refugjate, nënshkruan peticionin #WithRefugees si një akt mbështetje për të gjitha gratë dhe vajzat refugjate, që janë hasur me forma të ndryshme dhune, si: stres, trauma, ndarje e vështirë nga familjarët, probleme shëndetësore, dhunë seksuale etj. Gjithashtu nënshkrimi i peticionit është një mënyrë për të nxitur qeveritë për të qenë më solidare dhe përgjegjëse për eleminimin e çdo forme dhune ndaj refugjatëve, veçanërisht ndaj vajzave dhe grave.

     25 Maj

    25 Maji është dita kushtuar mobilizimit të angazhimeve financiare për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. “Sot për të Ardhmen” ka zhvilluar takime ndërgjegjësuese në Njësitë Administrative Shëngjergj dhe Zallherr me përfaqësues të këtyre njësive, qendrave shëndetësore, shkollave dhe komunitetit mbi dhunen me baze gjinore dhe rendesine e fuqizmit ekonomik të viktimave të dhunës në familje, për të dalë nga ky cikël i dhunës.

      25 Prill
    Aktivitet ndërgjegjësuese me gratë në vendet e tyre të punës për të komunikuar me sa më shumë gra  dhe vajza, rreth dhunës me bazë gjinore. Në Tiranë, Durrës dhe Pukë aktivistë dhe punonjës të QZHK-së  u ndalën pranë ambienteve që kishin numër të madh punëtoresh gra për të folur me to rreth dhunës më bazë gjinore.

      25 Mars
    Dita Portokalli me temë “Dhuna kundër grave dhe vajzave me aftësi ndryshe” Rrjeti “Sot për të Ardhmën” në Tiranë, Durrës dhe Pukë zhvilloi disa takime dhe workshope me komunitete PAK, për   të diskutuar mbi Dhunën me Bazë Gjinore ndaj vajzave dhe grave me aftësi ndryshe. Dhuna është një fenomen që prek mbarë shoqërinë tonë, aq më shumë gratë e vajzat të cilat vuajnë edhe nga kufizime të tjera! Informimi është hapi i parë për fuqizim dhe thyerjen e ciklit të dhunës!

       25 shkurt

     Dita Portokalli me temë “Dhuna kundër Grave dhe Vajzave, dhe Fuqizimi Ekonomik i grave”.
    Konkurs mbi “Idetë portokalli” Aktivitet ndërgjegjësues përmes angazhimit të grupeve rinore nga Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Partizani”; Shkolla e Mesme “New York”; Qendra e Formimit     Profesional Nr. 1 si dhe te rinjve nga grupi rinor i “Sot për të Ardhmen” në krijimin e ideve portokalli përmes riciklimit dhe rivlerësimit.

     

      25 Janar  

    Vijon aktivizmi kundër dhunës me bazë gjinore nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”. Aktiviteti sensibilizues dhe ndërgjegjësues me nxënës të Shkollës 9-vjeçare “Misto
    Mame”. Në këtëpër të diskutuar rreth Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe barazinë gjinore. Secili mund të kontribuojë në parandalimin e dhunës duke nisur nga vetja e e më pas tek
    të tjerët. Aktivitete të ngjashme u zhvilluan edhe në Qendrat E Zhvillimit Komunitar të Durrësit e Pukës.