FTESË PËR OFERTË
Emri: QZHK « Sot për të Ardhmen »
Adresa: Rr. Elbasanit, P.Abau, Shk. 2, Ap. 11, Tiranë, Shqipëri
E-mail: info@cdc-tff.org
Afati i dorëzimit të ofertës: 07.07.2023
QZHK “Sot për të Ardhmen” po zbaton projektin “Ngritja e Qendrës së Resiliencës në Bashkinë Durrës.” në kuadër të Programit “Increasing Community Resilience”, i cili financohet nga USAID dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur prioritetet e Qeverisë Shqiptare. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon projekt per pershtatshmeri dhe mobilim te ambjenteve te godines “Qender Multifunsionale”.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 07.07.2023, në adresën e e-mailit: info@cdc-tff.org ose në adresën postare Lagja 17 Durrës, Tiranë.
Specifikimet teknike:
Për këtë projekt, QZHK “Sot për të Ardhmen” do të zhvillojë procedurën e prokurimit për projekt ne pershtatshmeri dhe mobilim te ambjenteve te godines “Qender Multifunsionale” sipas pershkrimeve ne Aneksin l.
Lista e dokumenteve për kualifikim:
Për të siguruar përpunim efikas, ju lutemi respektoni kushtet e përgjithshme të parashikuara në këtë dokument dhe Termat e references ne aneksin bashkëngjitur tij. Lista e dokumeteve per kualifikim
- Emri dhe adresa e kompanisë / Ekstrakt nga Regjistri Tregtar:
- Emri i kompanisë:
- Adresë:
- Email:
- Tel.:
- NIPT:
- Detaje komerciale te marra nga portali e-albania
- Qarkullimi vjetor në Leke per 2 vitet e fundit 2021-2022
- Fitimi operativ në Leke
**Ju lutemi jepni një dokument zyrtar që vërteton qarkullimin financiar për vitet e specifikuara më sipër
- Verifikimi i detyrimeve
**Ju lutemi jepni një dokument zyrtar që vërteton qe nuk keni detyrime
- Profili i shkurtër i kompanisë
- Projekte referencë në 2 vitet e fundit në sektor dhe/ose në rajon
- Titulli i Projektit:
- Klienti:
- Rajoni:
- Periudha:
- Vlera ne euro:
Kushte të përgjithshme per kualifikim:
- Sherbimi i ofruara do të rishikohen bazuar në plotësinë dhe pajtueshmërinë e ofertës me specifikimet minimale të përshkruara më sipër dhe çdo aneks tjetër që ofron detaje të kërkesave të QZHK-së.
- Do të zgjidhet oferta që përputhet me të gjitha specifikimet, kërkesat dhe ofron çmimin më të ulët, si dhe të gjitha kriteret e tjera të vlerësimit të treguara. Çdo ofertë që nuk plotëson kërkesat do të refuzohet.
- Në çdo kohë gjatë vlefshmërisë së ofetës, asnjë variacion çmimi për shkak të përshkallëzimit, inflacionit, luhatjes së kursit të këmbimit ose ndonjë faktori tjetër tregu nuk do të pranohet nga QZHK pasi të ketë marrë ofertën. Në momentin e dhënies së kontratës ose urdhërblerjes.
- QZHK-ja nuk është i detyruar të pranojë asnjë ofertë, as të japë një kontratë/urdhër blerjeje, as të jetë përgjegjës për ndonjë kosto që lidhet me përgatitjen dhe dorëzimin e një oferte nga një Furnizues, pavarësisht nga rezultati ose mënyra e kryerjes së procesit të përzgjedhjes.
- QZHK inkurajon çdo shitës të mundshëm që të shmangë dhe parandalojë konfliktet e interesit, duke i bërë të ditur QZHK-së nëse ju, ose ndonjë prej filialeve ose personelit tuaj, keni qenë të përfshirë në përgatitjen e kërkesave, dizajnit, specifikimeve, vlerësimeve të kostos dhe informacioneve të tjera të përdorura në këtë Kerkese per Oferte.
- QZHK zbaton një tolerancë zero ndaj mashtrimit dhe praktikave të tjera të ndaluara, dhe është e përkushtuar të identifikojë dhe adresojë të gjitha aktet dhe praktikat e tilla kundër QZHK-së, si dhe palëve të treta të përfshira në aktivitetet e QZHK-së. QZHK pret që furnizuesit e tij t’i përmbahen Kodit të Sjelljes së Furnizuesve të OKB-së që gjendet në këtë lidhje:




