RISHPALLJE – THIRRJE PËR KOORDINATOR LOKAL PUKË

    Titulli i projektit: “Forcimi i qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin”
    Zbatuar nga konsorciumi i organizatave: Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi Mosmarrëveshjeve” dhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”
    Pozicioni: Koordinator lokal, Pukë
    Zona e zbatimit të projektit: Shkodër, Pukë
    Data e fillimit të pozicionit: 1 Nëntor 2021
    Data e mbarimit: 31 Mars 2022


    INFORMACION I PËRGJITHSHËM

    Konsorciumi i përbërë nga Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi Mosmarrëveshjeve” dhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” janë duke zbatuar projektin “Forcimi i qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin” në rrethet Shkodër dhe Pukë gjatë periudhës Tetor 2021 – Mars 2022.

    Projekti është ndërmarrë si pjesë e Programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” – nismë e rëndësishme e zbatuar nga një sërë organizatash ndërkombëtare dhe vendore, të drejtuara nga UNICEF Shqipëri, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

    Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi Mosmarrëveshjeve” është një organizatë joqeveritare që ka si mision të kontribuojë në demokratizimin e shoqërisë shqiptare përmes promovimit dhe zbatimit të formave alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Fushat kryesore të aktivitetit të Fondacionit janë trajtim dhe menaxhim konfliktesh dhe mosmarrëveshjeve të fushës civile, familjare dhe penale, veçanërisht të fokusuar në drejtësinë restauruese për të miturit; ekspertizë në përmirësimet e bazës ligjore për ndërmjetësimin; trajnime në fushën e kualifikimit të ndërmjetësve, por dhe për aktorë të tjerë; publikime dhe ndërgjegjësim në fushën e negocimit, ndërmjetësimit, lehtësimit; edukim për zgjidhje konfliktesh në grupmoshat shkollore përmes dialogut restaurues dhe transformimit të konflikteve.

    Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” është rrjet lider në Shqipëri për mobilizim dhe fuqizim të komuniteteve në nevojë. Udhëhequr nga vizioni dhe duke përdorur metoda inovative dhe gjithëpërfshirëse, “Sot për të Ardhmen” ka krijuar përqasje të suksesshme të fuqizimit gjinor; vullnetarizmit; aktivizmit; mbrojtjes së mjedisit; ndërmjetësimit për punësim; shërbimeve, përfshirjes dhe mobilizimit komunitar, në partneritet të ngushtë me qeverisjen qendrore dhe vendore, agjensitë kombëtare dhe ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe sektorin privat. “Sot për të Ardhmen” ka shtrirje kombëtare me programet e tij si dhe tre qendra të rëndësishme në Tiranë, Durrës dhe Pukë. Vizioni i QZHK “Sot për të Ardhmen” është të punojmë sot për një të ardhme më të mirë.

    INFORMACION SPECIFIK PËR PROJEKTIN

    Përmes kësaj ndërhyrjeje, organizatat partnere synojnë rritjen e kapaciteteve të grupeve ndërsektoriale të profesionistëve lokalë dhe mbështetjen e tyre në zbatimin e qasjes ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin, duke përfshirë dhe rastet e fëmijëve në rrezik trafikimi. Gjithashtu, përmes projektit do të ofrohen shërbime të integruara në varësi të planit individual të ri-integrimit dhe rehabilitimit, si p.sh., mbështetje psiko-sociale dhe juridike para dhe gjatë procesit penal, shërbime ndërmjetësimi, mentorim gjatë zbatimit të masës/dënimeve alternative, praktika pune, etj.

    Një komponent tjetër i projektit është dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe promovimi i qasjeve të reja në Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit, prindërimin pozitiv, parë në këndvështrimin e barazisë gjinore, programe të zgjidhjes së konflikteve në shkolla, etj.

    Në kuadër të këtij projekti organizatat partnere do të angazhojnë dy koordinatorë lokalë, me vendndodhje respektivisht në Bashkitë Shkodër dhe Pukë.

    rmes rishpalljes së thirrjejes, kërkohen aplikime për pozicionin e Koordinatorit Lokal për Pukën.

    KUALIFIKIMET E NEVOJSHME

    Kandidati/ja duhet të përmbushë këto kritere:

    • Të ketë mbaruar studimet “Bachelor” në shkenca shoqërore, drejtësi, shkenca politike apo të lidhura me to;
    • Të ketë përvojë në zbatimin e projekteve me fëmijët, në fushën sociale, të drejtësisë, etj.
    • Të jetë i/e motivuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara.
    • Të mos jetë i dënuar për vepra penale.

    DETYRAT E POZICIONIT TË KËRKUAR

    Koordinatori/ rja do të angazhohet për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive si më poshtë:

    • Të shërbejë si pikë kontakti lokale e organizatave zbatuese në komunikimin me aktorët e përfshirë në projekt dhe përfituesit;
    • Të lehtësojë organizimin e aktiviteteve në rrethet përkatëse;
    • Të  mbajë  kontakte  të  vazhdueshme  dhe  të  bashkëpunojë  me  Grupin  Teknik  Ndër- sektorial në rrethet përkatëse me qëllim identifikimin e rasteve të fëmijëve në konflikt/

    kontakt me ligjin dhe parandalimin e tyre, si dhe me anëtarët e Rrjetit Lokal Anti- Trafikim dhe të Mekanizmit Koordinues të Dhunës në Familje;

    • Të lehtësojë zbatimin e planeve individuale të ri-integrimit dhe rehabilitimit për fëmijët në konflikt/kontakt me ligjin, si dhe në risk trafikimi;
    • Të  bashkëpunojë  me  psikologë,  juristë,  ndërmjetësues,  lehtësues,  punonjës  socialë, oficerë policie, punonjës të shërbimit të provës, gjyqtarë, prokurorë;
    • Të   shoqërojë   rastet   e   fëmijëve   në   konflikt/   kontakt   me   ligjin   pranë   qendrave shëndetësore, bashkisë ose policisë apo institucioneve të tjera, nëse nevojitet;
    • Të punojë me komunitetin,  prindërit  dhe komunitetin  në shkollat e përzgjedhura në Shkodër dhe Pukë.
    • Të raportojë te Menaxheri i projektit ose/ dhe tek Koordinatori i projektit;
    • Të zhvillojë takime në komunitet me qëllim identifikimin e nevojave të fëmijëve në konflikt/ kontakt me ligjin për ndihmë ligjore falas, mbështetje psikologjike falas, shërbime dhe mbështetje të tjera.

    DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

    • Letër motivimi, ku të qartësohet rrethi për të cilin aplikoni;
    • CV e detajuar;
    • Kopje të Diplomës të studimeve Bachelor;
    • Vetëdeklarim që nuk jeni i dënuar ose ndëshkuar me masa disiplinore (në rast punësimi do të kërkohet dëshmi penaliteti).

    Të gjithë personat që punojnë me programet e Fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” dhe Qendrës për Zhvillim Komunitar “Sot për Ardhmen” janë të detyruar të respektojnë respektivisht Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve, Politikat kundër Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual, Kodit të Sjelljes, si dhe çdo dokument tjetër të brendshëm të organizatave për të cilin duhet të kenë dijeni.

    MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

    Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 28 Tetor 2021, ora 17:00.

    Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet përmes email-it në adresën mediation@afcr.al dhe cc në adresën info@cdc-tff.org  ku të specifikohet te lënda e emalit pozicioni i aplikimit.

    *Ju lutemi mbani në konsideratë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.