Manuali i përvojave “RIMËKËMBJE / “Build Back Better”

    Mbi shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive midis Vendeve te Visegradit dhe Shqipërisë mbi ndërtimin natyror dhe përdorimin e teknikave tradicionale dhe natyrore në Shqipëri

    Publikim online, 2021

    Ky publikim paraqitet në kuadër të projektit “Build back Better / Rimëkëmbje – Përdorimi i teknikave tradicionale natyrore të ndërtimit në Shqipëri”.

    Projekti bashkëfinancohet nga qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë përmes Granteve të Visegradit nga Fondi Ndërkombëtar i Visegradit. Misioni i fondit është të përparojë idetë për bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal në Evropën Qendrore.

    Ky manual është zhvilluar bashkarisht nga partnerët e projektit me mbështetjen e ekspertëve dhe prezanton mundësitë dhe potencialin e ndërtimit natyror në Shqipëri, duke marrë parasysh kushtet lokale dhe zbatimin në kontekstin e rimëkëmbjes nga dëmet e tërmetit. Manuali shërben si një mjet për të nxitur ndërtimin natyror në Shqipëri dhe si dokument trajnues për njërëzit.

    Gjithashtu, manuali paraqet një nismë të përbashkët dhe frymëzuese për të rimëkëmbur më mirë përtej kufijve, nëpërmjet forcimit të partneriteteve mes vendeve dhe popujve!

    QZHK Sot për të Ardhmen (Albania) (Shqipëri) dhe partnerët respektivisht,, Municipality of Durres (Shqipëri), Fondacioni HumanDoc  (Poloni), Shoqata Polake e Ndërtimit Natyror  (Poloni), Baobaby (Republika Çeke), Organica (Sllovaki) shprehin falenderimet për të gjithë pjesëmarrësit: arkitektë, ndërtues, urbanistë, specialistë, studentë dhe ekspertë nga Shqipëria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke, të cilët shkëmbyen njohuri dhe teknika mbi ndërtimin natyror, krijuan një platformë diskutimi mbi disponueshmërinë e materialeve në nivel lokal dhe ndërtuan një pavion nëpërmjet aplikimit të materialeve dhe teknikave natyrore në shkollën “E Re” Durrës, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të nxënësve, studentëve dhe komunitetit të Durrësit.

    Shprehim mirënjohjen ndaj Fondit Ndërkombëtar të Visegradit për mbështetjen dhe inkurajimin e shkëmbimit të përvojave në vendet e Grupit të Visegradit dhe Ballkanin Perëndimor.

    Publikimi gjendet këtu:
    Shkarko si dokument